Bekim Dauti's Blog, page 14
May 5, 2018
Arriti Përditësimi Prill 2018 për Windows 10 (versioni 1803)
Fillimisht i njohur me emrin “Spring Creators Update”, i koduar me emrin “Redstone 4”, si dhe i paraparë për tu lëshuar në qarkullim në fillim të muajit Prill 2018; më në fund arriti Përditësimi Prill 2018 për Windows 10 (versioni 1803) [në Anglisht Windows 10 April 2018 Update (version 1803)]. Më saktë, gjithnjë sipas Microsoft, Përditësimi Prill 2018 për Windows 10 (versioni 1803) është lëshuar në qarkullim zyrtarisht më 30 Prill 2018. Andaj, nëse keni Windows 10 në kompjuterin tuaj deh akoma nuk e keni marrë akoma Përditësimin Prill 2018 për Windows 10 (versioni 1803), atëherë do të bëni mirë të kontrolloni për përditësime të sistemit tuaj operativ ekzistues duke klikuar butonin Start -> Settings nga menyja Start -> opsionin Update & Security -> butonin Check for updates. Ose, duke klikuar butonin Update now nga faqja e uebit Download Windows 10. Parakusht për të marrë Përditësimin Prill 2018 për Windows 10 (versionin 1803) është Windows 10 Fall Creators Update (versionin 1709). Apo të bëni instalim të ri. Zgjedhja është e juaja.
[image error]
Çfarë risish ka sjellur Përditësimi Prill 2018 për Windows 10 (versionin 1803)?
Janë të dukshme risitë në Përditësimin Prill 2018 për Windows 10 (versioni 1803). Disa nga to janë dhënë në vijim:
Timeline – tregon pamjet e vogla të dosjeve dhe faqeve që keni vizituar gjatë 30 ditëve të kaluara.
Nearby Sharing – mund të ndani skedarët dhe lidhjet me kompjuterët e afërt.
Focus assist – zgjidhni cilat njoftime doni ti shihni dhe dëgjoni ashtu që ju të mund të qëndroni të fokusuar në punët tuaja.
Password recovery – krahas llogarive të Microsoft, po ashtu tani do të keni mundësinë që të bëni rimëkëmbjen e fjalëkalimeve për llogaritë lokale.
Windows Diagnostic – ju mundëson që të përzgjidhni nivelin e të dhënave që i dërgoni te Microsoft.
dhe të tjera si përshpejtim i dukshëm i Windows Update, përmirësim i ndërfaqësit të Microsoft Edge, tipare të reja në Cortana, avancim i parametrave të My People, dhe shumë të tjera të cilat do ti hasni vetë ju duke eksploruar Përditësimin Prill 2018 për Windows 10 (versioni 1803).
Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.
paqe me ju,
Dautti
May 4, 2018
Grupi i tretë kompleton me sukses trajnimin Windows Server 2016 Administration Fundamentals
Pas dy grupeve të suksesshme në trajnimin MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals, dje ka kompletuar me sukses trajnimin edhe grupi i tretë (në fotografi).
[image error]
Kështu, Dautti në bashkëpunim me InfoTech kanë filluar përgatitjet për organizimin e grupit të katërt. Regjistrimet tashmë kanë filluar, ndaj nëse jeni të interesuar për ta vijuar trajnimin MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals mund ta rezervoni pjesëmarrjen tuaj duke kontaktuar InfoTech.
Telefoni fiks: 0280 320 358 dhe
e-Postë: InfoTech@InfoTech-Kosova.com
Faleminderit paraprakisht për interesimin tuaj!
Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.
paqe me ju,
Dautti
May 2, 2018
InfoTech ofron 40% zbritje në librin CCENT/CCNA: ICND1 100-105 Certification Guide për pjesëmarrësit në trajnimin Cisco CCENT: ICND 1 (100-105) Certification
Ashtu si me librin Windows Server 2016 Administration Fundamentals, ngjashëm edhe me librin CCENT/CCNA: ICND 1 (100-105) Certification Guide të Bekim Dauti, Packt Publishing, ka kthyer përgjigje pozitive duke ndarë kodin promocional në vlerë prej 40%. Kodi promocional në vlerë prej 40% zbritje është valid vetëm për pjesëmarrësit në trajnim Cisco CCENT: ICND 1 (100-105) Certification i cili organizohet nga bashkëpunimi InfoTech & Dautti.
[image error]
Kështu, InfoTech secilit pjesëmarrës që dëshiron ta blen librin CCENT/CCNA: ICND 1 (100-105) Certification Guide me 40% zbritje do ti ndihmon në aplikimin e kodit promocional gjatë blerjes së librit përmes portalit të Packt Publishing.
Ndaj, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në trajnimin Cisco CCENT: ICND 1 (100-105) Certification dhe të blini librin CCENT/CCNA: ICND 1 (100-105) Certification Guide me 40% zbritje përmes InfoTech, atëherë mos humbisni kohë meqë regjistrimet kanë nisur. Kontaktoni InfoTech për të rezervuar pjesëmarrjen tuaj në trajnim Cisco CCENT: ICND 1 (100-105) Certification në kontaktet:
Telefon: 0280 320 358 dhe
e-Postë: InfoTech@InfoTech-Kosova.com
Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.
paqe me ju,
Dautti
April 30, 2018
Përmbajtja e trajnimit Cisco CCENT: ICND 1 (100-105) Certification
Në mesin e pyetjeve më të shpeshta që marrim nga të interesuarit në lidhje me trajnimet që ofron Dautti në bashkëpunim me InfoTech, me shumë të drejtë bëhet pyetja:
Çfarë do të mësoj në trajnimin Cisco CCENT: ICND 1 (100-105) Certification?
konceptet e rrjetit kompjuterik
komponentët e rrjetit kompjuterik dhe si të krijoni një rrjet kompjuterik
protokollet e komunikimit, modeli i protokollit TCP/IP dhe modeli i referencës OSI
switch-in dhe si ta konfiguroni atë
router-in dhe si ta konfiguroni atë
shërbimet e rrjetit dhe procesin e mirëmbajtjes
si ti zgjidhni problemet në rrjet
si të përgatiteni për provimin ICND1 100-105
Pavarësisht, që të interesuarit ta kenë përgjigjen e duhur e njëkohësisht edhe Dautti të jetë transparent me përmbajtjen e trajnimeve që ofrohen nga fusha e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit (TIK), në vijim mund ta gjeni përmbajtjen e trajnimit Cisco CCENT: ICND 1 (100-105) Certification.
[image error]
Përmbajtja e trajnimit:
Hyrje në rrjetet kompjuterike
Komunikimi në rrjetet kompjuterike
Hyrje në switching
Konfigurimi i switch-it
Hyrje në routing
Konfigurimi i router-it
Shërbimet e rrjetit dhe mirëmbajtja
Zgjidhja e problemeve të rrjetit
Si të përgatiteni për provimin CCENT: ICND 1 (100-105)?
Testimi i aftësive dhe shkathtësive të fituara në trajnim
Në sesionet 1 deri në 8, krahas prezantimeve (ligjëratave) mbahen edhe ushtrimet praktike të bazuara në programin e certifikimit Cisco CCENT. Në sesionin e 10, mbahet provimi praktik për të testuar aftësitë dhe shkathtësitë e fituara nga trajnimi. Trajnimi është i bazuar në librin CCENT/CCNA: ICND 1 (100-105) Certification Guide të autorit dhe instruktorit Bekim Dauti.
Trajnimi mbahet në qendrën e trajnimit të InfoTech në Gjilan, andaj procesin e regjistrimit dhe ndarjes së certifikatave e organizon InfoTech. Kështu, të gjithë të interesuarit për trajnimin Cisco CCENT: ICND 1 (100-105) Certification të kontaktojnë InfoTech në:
[image error]
Telefoni fiks: 0280 320 358 dhe
e-Postë: InfoTech@InfoTech-Kosova.com
Faleminderit paraprakisht për interesimin tuaj!
Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.
paqe me ju,
Dautti
LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook
CCENT/CCNA: Doracak i certifikimit për ICND1 100-105
Përshkrimi i Librit
CCENT është certifikimi i nivelit fillestar për ata që kërkojnë të futen në botën e rrjeteve. Ky udhëzues do t’ju ndihmojë të mbani të përditësuara njohuritë tuaja për rrjetet kompjuterike. Ky libër fillon me hyrjen në rrjetet kompjuterike dhe pastaj ju ofron gjithçka thelbësore dhe të domosdoshme për të kaluar provimin e certifikimit. Libri gjerësisht mbulon adresimin e IPv4 dhe IPv6, rrjetet e të dhënave të bazuara në IP, switch-at dhe router-at, sigurinë e rrjetit dhe shumë të tjera – të gjitha në detaje. Ky doracak do të ofrojë shembuj të botës reale me një mori laboratorësh për t’ju dhënë ekspertizë të madhe në detyra me një qasje praktike. Ky libër përmban një numër të konsiderueshëm të pyetjeve ashtu që te ju ndihmon të kaloni provimin e certifikimit. Ky doracak për certifikim përbëhet nga gjithçka që ju duhet të dini në mënyrë që të kaloni provimin ICND 1 (100-105), duke marrë kështu certifikatën e CCENT. Megjithatë, krahas përmbajtjes që ofron libri, duhet të praktikoni sa më shumë që mundeni me switch-a dhe router-a për të qenë të suksesshëm.
Çfarë do të mësoni?
konceptet e rrjetit kompjuterik
komponentët e rrjetit kompjuterik dhe mësoni të krijoni një rrjet kompjuterik
switch-in dhe si ta konfiguroni atë
router-in dhe si ta konfiguroni atë
shërbimet e rrjetit dhe procesin e mirëmbajtjes
si ti zgjidhni problemet në rrjet
si të përgatiteni për provimin ICND1 100-105
[image error]
CCENT/CCNA: ICND 1 (100-105) Certification Guide
Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.
paqe me ju,
Dautti


