Arriti Përditësimi Prill 2018 për Windows 10 (versioni 1803)
Fillimisht i njohur me emrin “Spring Creators Update”, i koduar me emrin “Redstone 4”, si dhe i paraparë për tu lëshuar në qarkullim në fillim të muajit Prill 2018; më në fund arriti Përditësimi Prill 2018 për Windows 10 (versioni 1803) [në Anglisht Windows 10 April 2018 Update (version 1803)]. Më saktë, gjithnjë sipas Microsoft, Përditësimi Prill 2018 për Windows 10 (versioni 1803) është lëshuar në qarkullim zyrtarisht më 30 Prill 2018. Andaj, nëse keni Windows 10 në kompjuterin tuaj deh akoma nuk e keni marrë akoma Përditësimin Prill 2018 për Windows 10 (versioni 1803), atëherë do të bëni mirë të kontrolloni për përditësime të sistemit tuaj operativ ekzistues duke klikuar butonin Start -> Settings nga menyja Start -> opsionin Update & Security -> butonin Check for updates. Ose, duke klikuar butonin Update now nga faqja e uebit Download Windows 10. Parakusht për të marrë Përditësimin Prill 2018 për Windows 10 (versionin 1803) është Windows 10 Fall Creators Update (versionin 1709). Apo të bëni instalim të ri. Zgjedhja është e juaja.
[image error]
Çfarë risish ka sjellur Përditësimi Prill 2018 për Windows 10 (versionin 1803)?
Janë të dukshme risitë në Përditësimin Prill 2018 për Windows 10 (versioni 1803). Disa nga to janë dhënë në vijim:
Timeline – tregon pamjet e vogla të dosjeve dhe faqeve që keni vizituar gjatë 30 ditëve të kaluara.
Nearby Sharing – mund të ndani skedarët dhe lidhjet me kompjuterët e afërt.
Focus assist – zgjidhni cilat njoftime doni ti shihni dhe dëgjoni ashtu që ju të mund të qëndroni të fokusuar në punët tuaja.
Password recovery – krahas llogarive të Microsoft, po ashtu tani do të keni mundësinë që të bëni rimëkëmbjen e fjalëkalimeve për llogaritë lokale.
Windows Diagnostic – ju mundëson që të përzgjidhni nivelin e të dhënave që i dërgoni te Microsoft.
dhe të tjera si përshpejtim i dukshëm i Windows Update, përmirësim i ndërfaqësit të Microsoft Edge, tipare të reja në Cortana, avancim i parametrave të My People, dhe shumë të tjera të cilat do ti hasni vetë ju duke eksploruar Përditësimin Prill 2018 për Windows 10 (versioni 1803).
Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.
paqe me ju,
Dautti


