CCENT/CCNA: Doracak i certifikimit për ICND1 100-105
Përshkrimi i Librit
CCENT është certifikimi i nivelit fillestar për ata që kërkojnë të futen në botën e rrjeteve. Ky udhëzues do t’ju ndihmojë të mbani të përditësuara njohuritë tuaja për rrjetet kompjuterike. Ky libër fillon me hyrjen në rrjetet kompjuterike dhe pastaj ju ofron gjithçka thelbësore dhe të domosdoshme për të kaluar provimin e certifikimit. Libri gjerësisht mbulon adresimin e IPv4 dhe IPv6, rrjetet e të dhënave të bazuara në IP, switch-at dhe router-at, sigurinë e rrjetit dhe shumë të tjera – të gjitha në detaje. Ky doracak do të ofrojë shembuj të botës reale me një mori laboratorësh për t’ju dhënë ekspertizë të madhe në detyra me një qasje praktike. Ky libër përmban një numër të konsiderueshëm të pyetjeve ashtu që te ju ndihmon të kaloni provimin e certifikimit. Ky doracak për certifikim përbëhet nga gjithçka që ju duhet të dini në mënyrë që të kaloni provimin ICND 1 (100-105), duke marrë kështu certifikatën e CCENT. Megjithatë, krahas përmbajtjes që ofron libri, duhet të praktikoni sa më shumë që mundeni me switch-a dhe router-a për të qenë të suksesshëm.
Çfarë do të mësoni?
konceptet e rrjetit kompjuterik
komponentët e rrjetit kompjuterik dhe mësoni të krijoni një rrjet kompjuterik
switch-in dhe si ta konfiguroni atë
router-in dhe si ta konfiguroni atë
shërbimet e rrjetit dhe procesin e mirëmbajtjes
si ti zgjidhni problemet në rrjet
si të përgatiteni për provimin ICND1 100-105
[image error]
CCENT/CCNA: ICND 1 (100-105) Certification Guide
Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.
paqe me ju,
Dautti


