Përmbajtja e trajnimit Cisco CCENT: ICND 1 (100-105) Certification

Në mesin e pyetjeve më të shpeshta që marrim nga të interesuarit në lidhje me trajnimet që ofron Dautti në bashkëpunim me InfoTech, me shumë të drejtë bëhet pyetja:



Çfarë do të mësoj në trajnimin Cisco CCENT: ICND 1 (100-105) Certification?


konceptet e rrjetit kompjuterik
komponentët e rrjetit kompjuterik dhe si të krijoni një rrjet kompjuterik
protokollet e komunikimit, modeli i protokollit TCP/IP dhe modeli i referencës OSI
switch-in dhe si ta konfiguroni atë
router-in dhe si ta konfiguroni atë
shërbimet e rrjetit dhe procesin e mirëmbajtjes
si ti zgjidhni problemet në rrjet
si të përgatiteni për provimin ICND1 100-105

Pavarësisht, që të interesuarit ta kenë përgjigjen e duhur e njëkohësisht edhe Dautti të jetë transparent me përmbajtjen e trajnimeve që ofrohen nga fusha e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit (TIK), në vijim mund ta gjeni përmbajtjen e trajnimit Cisco CCENT: ICND 1 (100-105) Certification.


[image error]


Përmbajtja e trajnimit:



Hyrje në rrjetet kompjuterike
Komunikimi në rrjetet kompjuterike
Hyrje në switching
Konfigurimi i switch-it
Hyrje në routing
Konfigurimi i router-it
Shërbimet e rrjetit dhe mirëmbajtja
Zgjidhja e problemeve të rrjetit
Si të përgatiteni për provimin CCENT: ICND 1 (100-105)?
Testimi i aftësive dhe shkathtësive të fituara në trajnim

Në sesionet 1 deri në 8, krahas prezantimeve (ligjëratave) mbahen edhe ushtrimet praktike të bazuara në programin e certifikimit Cisco CCENT. Në sesionin e 10, mbahet provimi praktik për të testuar aftësitë dhe shkathtësitë e fituara nga trajnimi. Trajnimi është i bazuar në librin CCENT/CCNA: ICND 1 (100-105) Certification Guide të autorit dhe instruktorit Bekim Dauti.


Trajnimi mbahet në qendrën e trajnimit të InfoTech në Gjilan, andaj procesin e regjistrimit dhe ndarjes së certifikatave e organizon InfoTech. Kështu, të gjithë të interesuarit për trajnimin Cisco CCENT: ICND 1 (100-105) Certification të kontaktojnë InfoTech në:


[image error]


Telefoni fiks: 0280 320 358 dhe

e-Postë: InfoTech@InfoTech-Kosova.com


Faleminderit paraprakisht për interesimin tuaj!


Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.


paqe me ju,


Dautti


LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook


 

 •  0 comments  •  flag
Share on Twitter
Published on April 30, 2018 23:22
No comments have been added yet.