Bekim Dauti's Blog, page 13
May 26, 2018
Trajnimet e radhës për Windows Server 2016 dhe Cisco CCENT
Dautti në bashkëpunim me InfoTech, ju sjellin dy trajnime nga teknologjitë e Microsoft, respektivisht Cisco.
[image error]
Përmbajtja e trajnimit Windows Server 2016 Administration Fundamentals është si në vijim:
1: Hyrje në Windows Server
2: Mënyrat e instalimit të Windows Server
3: Detyrat pas instalimit të Windows Server
4: Directory Services në Windows Server
5: Si ti shtoni rolet në Windows Server?
6: Group Policy në Windows Server
7: Virtualizimi në Windows Server
8: Si të ruani të dhënat në Windows Server?
9: Akordimi dhe mirëmbajtja e Windows Server
10: Përditësimi dhe Zgjidhja e problemeve në Windows Server
11: Njihu me provimin MTA 98-365 Exam
12. Testimi i aftësive dhe shkathtësive të fituara në trajnim
Përmbajtja e trajnimit Cisco CCENT: ICND1 (100-105) Certification është si në vijim:
Hyrje në rrjetet kompjuterike
Komunikimi në rrjetet kompjuterike
Hyrje në switching
Konfigurimi i switch-it
Hyrje në routing
Konfigurimi i router-it
Shërbimet e rrjetit dhe mirëmbajtja
Zgjidhja e problemeve të rrjetit
Si të përgatiteni për provimin CCENT: ICND 1 (100-105)?
Testimi i aftësive dhe shkathtësive të fituara në trajnim
Literatura me 40% zbritje për pjesëmarrësit në trajnime:
InfoTech ofron 40% zbritje në librin Windows Server 2016 Administration Fundamentals për pjesëmarrësit në trajnimin MTA 98-365
[image error]
InfoTech ofron 40% zbritje në librin CCENT/CCNA: ICND1 100-105 Certification Guide për pjesëmarrësit në trajnimin Cisco CCENT: ICND 1 (100-105) Certification
[image error]
Trajnimet mbahen në qendrën e trajnimit të InfoTech në Gjilan, andaj procesin e regjistrimit dhe ndarjes së certifikatave e organizon InfoTech. Kështu, të gjithë të interesuarit për trajnimet Windows Server 2016 Administration Fundamentals dhe Cisco CCENT: ICND1 (100-105) Certification të kontaktojnë InfoTech në:
[image error]
Telefoni fiks: 0280 320 358 dhe
e-Postë: InfoTech@InfoTech-Kosova.com
Shënim: Rekomandohet që në trajnim të marrin pjesë ata/ato kandidat/e që kanë mbaruar semestrin e parë dhe të dytë të modulit Cisco CCNA Routing & Switching nga Cisco Networking Academy.
Faleminderit paraprakisht për interesimin tuaj!
Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.
paqe me ju,
Dautti
May 24, 2018
Paint app will soon be moving to the Microsoft Store!
If you have not noticed until now, the Windows 10 April 2018 Update brings the new thing with Paint app. Thus, in the Paint app on the far right of Home ribbon you will encounter the icon named as “Product alert.” Clicking on that, it pop-ups the following message:
Paint will soon be moving to the Microsoft Store. Don’t worry:
it will still be free to download once it moves there.
[image error]
Like that, if you do a search on Windows 10 Microsoft Store (including Microsoft Store Online), you will notice that the Paint 3D app is already there and it’s Free.
[image error]
With that being said, it is just a matter of time when the Paint app will not be anymore part of the Windows 10 future builds.
Hope that this is useful information for you.
peace with you,
Dautti
A doni të mësoni për Rrjetet Kompjuterike dhe të certifikoheni me Cisco CCENT?
Dautti në bashkëpunim me InfoTech, sjellin për ju trajnimin Cisco CCENT: ICND1 (100-105) Certification. Ky trajnim me Bekim Dauti fillon me hyrjen në rrjetet kompjuterike dhe pastaj ju ofron gjithçka thelbësore dhe të domosdoshme për të kaluar provimin e certifikimit. Cisco CCENT është certifikimi i nivelit fillestar për ata që kërkojnë të futen në botën e rrjeteve kompjuterike. Ky trajnim gjerësisht mbulon adresimin e IPv4 dhe IPv6, rrjetet e të dhënave të bazuara në IP, switch-at dhe router-at, sigurinë e rrjetit dhe shumë të tjera – të gjitha në detaje. Në kuadër të trajnimit ofrohen shembuj të botës reale me një mori laboratorësh për t’ju dhënë ekspertizë të madhe në detyra me një qasje praktike. Po ashtu, përmes trajnimit Cisco CCENT: ICND1 (100-105) Certification ju njoftoheni me objektivat e certifikimit Cisco CCENT. Me një fjalë, ky trajnim përmban gjithçka që ju duhet të dini në mënyrë që të kaloni provimin ICND 1 (100-105), duke marrë kështu certifikatën e Cisco CCENT. Megjithatë, krahas përmbajtjes që ofron trajnimi, duhet të praktikoni sa më shumë që mundeni me switch-a dhe router-a për të qenë administrator i suksesshëm i rrjetit kompjuterik.
[image error]
Çfarë do të mësoni në trajnimin Cisco CCENT: ICND 1 (100-105) Certification?
konceptet e rrjetit kompjuterik
komponentët e rrjetit kompjuterik dhe si të krijoni një rrjet kompjuterik
protokollet e komunikimit, modeli i protokollit TCP/IP dhe modeli i referencës OSI
switch-in dhe si ta konfiguroni atë
router-in dhe si ta konfiguroni atë
shërbimet e rrjetit dhe procesin e mirëmbajtjes
si ti zgjidhni problemet në rrjet
si të përgatiteni për provimin ICND1 100-105
Përmbajtja e trajnimit:
Hyrje në rrjetet kompjuterike
Komunikimi në rrjetet kompjuterike
Hyrje në switching
Konfigurimi i switch-it
Hyrje në routing
Konfigurimi i router-it
Shërbimet e rrjetit dhe mirëmbajtja
Zgjidhja e problemeve të rrjetit
Si të përgatiteni për provimin CCENT: ICND 1 (100-105)?
Testimi i aftësive dhe shkathtësive të fituara në trajnim
Në sesionet 1 deri në 8, krahas prezantimeve (ligjëratave) mbahen edhe ushtrimet praktike të bazuara në programin e certifikimit Cisco CCENT. Në sesionin e 10, mbahet provimi praktik për të testuar aftësitë dhe shkathtësitë e fituara nga trajnimi. Trajnimi është i bazuar në librin CCENT/CCNA: ICND 1 (100-105) Certification Guide të autorit dhe instruktorit Bekim Dauti.
Trajnimi mbahet në qendrën e trajnimit të InfoTech në Gjilan, andaj procesin e regjistrimit dhe ndarjes së certifikatave e organizon InfoTech. Kështu, të gjithë të interesuarit për trajnimin Cisco CCENT: ICND1 (100-105) Certification të kontaktojnë InfoTech në:
Telefoni fiks: 0280 320 358 dhe
e-Postë: InfoTech@InfoTech-Kosova.com
Shënim: Rekomandohet që në trajnim të marrin pjesë ata/ato kandidat/e që kanë mbaruar semestrin e parë dhe të dytë të modulit Cisco CCNA Routing & Switching nga Cisco Networking Academy.
Faleminderit paraprakisht për interesimin tuaj!
Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.
paqe me ju,
Dautti
May 21, 2018
Si ta kaloni provimin ICND1 (100-105): Cisco Certified Entry Networking Technician?
“Më besoni, është një ndjenjë e pa përshkruar kur kupton se e ke kaluar provimin. Megjithatë, nëse rezultati i provimit nuk është ai që keni shpresuar, atëherë mos lejoni që provimi ta vë në sprovë karakterin tuaj.”
-Bekim Dauti
Ky artikull është përpiluar ashtu që të ju ofron një pasqyrë të përgjithshme të objektivave të provimit ICND1 (100-105): Cisco Certified Entry Networking Technician (CCENT). Gjithashtu, ky artikull përmban edhe sugjerimet se si të përgatiteni për këtë provim.
[image error]
Çfarë është provimi ICND 1 (100-105)?
Shkurtesa ICND qëndron për Interconnecting Cisco Networking Devices, numri një (1) do të thotë se kjo është pjesa e parë e dy pjesëve nga sa provimi Cisco Certified Network Associate (CCNA) përbëhet (ICND 1 + ICND 2 = CCNA), dhe shifrat 100-105 përfaqësojnë kodin e provimit të nxjerrë dhe të standardizuar nga Cisco. Me një fjali, provimi ICND 1 (100-105) teston njohuritë dhe aftësitë e kandidatit në lidhje me bazat e rrjetit, teknologjitë e switch-ve, teknologjitë e router-ve, shërbimet e infrastrukturës dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës.
Cilat janë objektivat e provimit ICND 1 (100-105)?
Në përgjithësi, është një standard i pashkruar që praktikohet nga industria e TI-së kur bëhet fjalë për provimet e certifikimit. Zakonisht, objektivat ose temat e provimit paraqesin udhëzime të përgjithshme për një provim certifikimi të lëshuar nga klienti i provimit (në këtë rast, Cisco) që ka të ngjarë të përfshihet në provim. Në të njëjtën kohë, ndërsa Cisco përditëson pyetjet e provimit herë pas here pa njoftim paraprak, domosdoshmërisht do të përditësojë edhe objektivat e provimit në mënyrë që të reflektojë më mirë përmbajtjen e provimit. Nga ajo që u tha, në vijim janë dhënë objektivat e provimit ICND 1 (100-105).
Objektiva 1.0 – Bazat e rrjetit (20%)
Për ta arritur këtë objektivë, kandidati duhet të din mirë bazat e rrjetit. Kjo objektivë e provimit mund të përfshijë, por nuk kufizohet vetëm në: të dijë se çfarë është rrjeti kompjuterik dhe si të ndërtojë një rrjet kompjuterik, të identifikojë komponentët e rrjetit, të njohë arkitekturat e rrjetit, të dijë se çfarë është NOS, të përshkruajë modelet TCP/IP dhe OSI, të identifikojë kabllot për transmetimin e të dhënave, të përshkruajë emrin e hostit dhe adresat IP, të njoh mirë adresat e IPv4 dhe IPv6 dhe të dijë ti zbaton metodologjitë e zgjidhjes së problemeve. Kur të ndjeheni të sigurt se i keni fituar të gjitha aftësitë që kërkohen në këtë objektivë të provimit, ndjehuni të lirë të kaloni në objektiven e ardhshme.
Objektiva 2.0 – Bazat e switching në LAN (26%)
Për ta përmbushur këtë objektivë, kandidati duhet ti njohë mirë të konceptet e switching në LAN. Kjo objektivë e provimit mund të përfshijë, por nuk kufizohet vetëm në: të përshkruajë konceptet e switching, të shpjegojë formatin e Ethernet frame, të jetë në gjendje të zgjidhë problemet në ndërfaqës dhe në kabllo, të dini se çfarë është VLAN? dhe të jetë në gjendje të zgjidhë problemet e ndërlidhura me VLAN, të kenë një kuptim të mirë të ndërlidhjeve në mes të switch-ve si dhe sigurinë e portit duke përfshirë konfigurimin dhe zgjidhjen e problemeve. Kur të ndjeheni të sigurt se i keni fituar të gjitha aftësitë që kërkohen në këtë objektivë të provimit, ndjehuni të lirë të kaloni në objektiven e ardhshme.
Objektiva 3.0 – Routing fundamentals (25%)
Për ta përmbushur këtë objektivë, kandidati duhet ti njohë mirë konceptet e routing. Kjo objektivë e provimit mund të përfshijë, por nuk kufizohet vetëm në: të përshkruajë konceptet e routing, të kuptojë mirë komponentët e tabelave të routing, të dijë se si popullohet dhe përditësohet tabela e routing, ti dallon dhe të krahason routing statik me routing dinamik, të jetë në gjendje të konfiguron dhe zgjidh problemet e inter-VLAN routing dhe Router-on a-stick, si dhe të jetë në gjendje të konfiguron dhe zgjidh problemet me routing statik në IPv4 dhe IPv6. Kur të ndjeheni të sigurt se i keni fituar të gjitha aftësitë që kërkohen në këtë objektivë të provimit, ndjehuni të lirë të kaloni në objektiven e ardhshme.
Objektiva 4.0 – Infrastructure service (15%)
Për ta përmbushur këtë objektivë, kandidati duhet të ketë njohuri të mira të shërbimeve në rrjetet kompjuterike. Kjo objektivë e provimit mund të përfshijë, por nuk kufizohet vetëm në: të përshkruajë si funksion DNS, të jetë në gjendje të zgjidhë problemet e ndërlidhjes së pajisjeve fundore, të jetë në gjendje të identifikojë problemet e DHCP-së dhe ti zgjidhë ato si në klientë e po ashtu edhe në routera, të konfiguron dhe zgjidh problemet e NTA, të din se çfarë është NTP dhe të jetë në gjendje ta konfiguron dhe zgjidh problemet e NTP, si dhe të ketë njohuri se çfarë është lista e qasjes (access list) dhe të jetë në gjendje ta konfiguron dhe zgjidh problemet e ndërlidhura me të. Kur të ndjeheni të sigurt se i keni fituar të gjitha aftësitë që kërkohen në këtë objektivë provimi, ndjehuni të lirë të kaloni në objektiven e ardhshme.
Objektiva 5.0 – Infrastructure maintenance (14%)
Për të përmbushur këtë objektivë, kandidati duhet të ketë njohuri të mira të
koncepteve të përgjithshme të metodologjisë së zgjidhjeve të problemeve. Kjo objektivë e provimit mund të përfshijë, por nuk kufizohet vetëm në: të dijë se çfarë është syslog dhe të jetë në gjendje të konfigurojë dhe të zgjidhë problemet e ndërlidhura me syslog, të jetë në gjendje të konfigurojë dhe verifikojë konfigurimin dhe menaxhimin e pajisjes, të jetë në gjendje të konfigurojë dhe verifikojë konfigurimet iniciale në switch dhe router, të kupton rëndësinë e mirëmbajtjes së pajisjes, të kupton rëndësinë e sigurisë së pajisjes, si dhe të identifikon komandat dhe veglat e duhura për zgjidhjen e problemeve të rrjetit kompjuterik. Kur të ndjeheni të sigurt se i keni fituar të gjitha aftësitë që kërkohen në këtë objektivë provimi, atëherë ndjehuni të lirë ta regjistroni provimin dhe kaloni atë pa siklet!
Çfarë duhet të prisni në provimin ICND1 (100-105)?
Zakonisht, provimi përmban nga 45 deri në 55 pyetje. Kohëzgjatja e provimit është 90 minuta, por nëse jeni gjuha angleze nuk është gjuhë amtare e juaja, atëherë, atëherë do t’ju jepen 30 minuta shtesë. Cisco nuk publikon rezultatet e kalimit të provimeve, megjithatë, prisni që rezultati i kalueshmërisë të jetë në mes të 800 dhe 850 pikëve. Pyetjet nuk mund ti rishikoni, që do të thotë se nuk mund të ktheheni mbrapa për të rishikuar përgjigjen e dhënë në pyetje paraprake.
Si të përgatiteni për provimin ICND1 (100-105)?
Në përgjithësi, nuk ka standarde të shkruara se si të përgatiten për provimet e certifikimit, dhe provimin ICND 1 (100-105) në veçanti. Në fakt, ajo ka të bëjë më shumë me praktikat më të mira në procesin e përgatitjes së provimit. Në rastin e provimit ICND 1 (100-105), ato janë si më poshtë:
punë aktive me rrjetet kompjuterike nga 1 deri në 2 vjet
pjesëmarrje në trajnimin Cisco CCENT: ICND 1 (100-105) Certification
posedimi i literaturës CCENT/CCNA: ICND1 100-105 Certification Guide
punë praktike me switch dhe router të vërtetë, apo simulator dhe emulator si Packet Tracer dhe GNS3
paraqet ndihmesë të madhe nëse jeni i certifikuar me CompTIA Network+
familjarizimi me formatin e pyetjeve përmes Pyetësorëve të provimit ICND1 (100-105)
shqyrtoni me kujdes objektivat e provimit për të identifikuar pikat në të cilat shfaqni dobësi
shoqërohuni me miq që kanë kaluar provimin e certifikimit ICND1 (100-105) dhe mësoni nga përvoja e tyre
[image error]
Si të regjistroheni në provimin ICND1 (100-105)?
Në përgjithësi, të gjitha provimet Cisco ofrohen përmes PearsonVUE. Ekzistojnë dy lloje të provimeve:
Provimet e mbikëqyrura në një qendër testimi
Provimet në linjë (on-line) të vetë-administruara
ICND 1 (100-105) është një provim i mbikëqyrur që mbahet në një qendër testimi. Qendra e testimit është një lokalitet i autorizuar nga PearsonVUE për të ofruar provime të certifikimit. Pra, kur mendoni se jeni gati të hyni në provimin ICND 1 (100-105), atëherë regjistrojeni provimin tuaj në mënyrat e mëposhtme:
Në linjë përmes faqes së PearsonVUE ose
Kontaktoni qendrën e testimit pranë vendbanimit tuaj
[image error]
Në ditën e provimit ICND1 (100-105)
Sigurohuni që keni fjetur mirë natën para ditës së provimit. Mos e lodhni veten duke u përpjekur t’i kujtoni gjërat që keni mësuar gjatë përgatitjes për provim. Sigurohuni që të arrini në qendrën e testimit 30 minuta përpara orës së caktuar për provim si dhe sigurohuni që keni me vete kartelat e identifikimit të kërkuara sipas praktikës së PearsonVUE. Me të hyrë në qendrën e testimit, tregoni mirësjellje me administratorin e qendrës së testimit dhe lexoni me kujdes Pearson VUE Candidate Rules Agreement.
Kur të uleni për ta nisur provimin, thoni një lutje sepse do të ju shton vetëbesimin tuaj. Pastaj, lexoni me kujdes udhëzimet e provimit dhe niseni provimin. Lexoni çdo pyetje me shumë kujdes dhe mos nxitoni t’i përgjigjeni pyetjeve para se ti lexoni me kujdes edhe përgjigjet. Mos harroni, nuk mund të ktheheni për të shqyrtuar përgjigjen paraprake, prandaj përpiquni të bëni më të mirën me përgjigjet tuaja. Në të njëjtën kohë, jini të arsyeshëm me kohën e provimit sepse, edhe pse ka mjaft kohë në dispozicion, nëse nuk e menaxhoni në mënyrë adekuate, atëherë nuk do t’ju mjaftojë. Në asnjë moment mos lejoni që paniku të ju kaplon, përkundrazi përpiquni ta shijoni provimin në maksimum duke u kënaqur me pyetjet dhe përgjigjet e provimit. Dhe kështu, pyetje pas pyetje, do ta përfundoni provimin tuaj ICND 1 (100-105). Në fund, do të merrni rezultatin e provimit.
Më besoni, është një ndjenjë e pa përshkruar kur kupton se e keni kaluar provimin. Megjithatë, nëse rezultati i provimit nuk është ai për të cilin keni shpresuar, atëherë mos lejoni që provimi të vë në sprovë karakterin tuaj, sepse provimi ICND1 (100-105) është i bërë që të teston aftësitë dhe shkathtësie tuaja në rrjetet kompjuterike dhe nuk është një test psikologjik për të testuar personalitetin tuaj. Kështu, pranojeni rezultatin si të tillë, dhe që nga dita e nesërme nisni përgatitjen për të rihyrë në provim. Përpiquni ti identifikoni pikat në të cilat nuk keni performuar mjaftueshëm. Mos harroni, tani keni përvojën e provimit dhe kjo do t’ju ndihmojë shumë që të ri-përgatiteni për provim dhe ta kaloni me sukses atë. Paçit fat në provimin tuaj!
Pas provimit të certifikimit ICND1 (100-105)
Me ta kaluar provimin ICND 1 (100-105), kandidati fiton kredencialin Cisco Certified Entry Networking Technician (CCENT). Urime certifikimi CCENT! CCENT është një kredencial nismëtar nga Cisco në botën e rrjeteve kompjuterike. Përveç kësaj, certifikimi CCENT është hapi i parë drejt marrjes së certifikimit CCNA. Për ta bërë këtë, kandidati duhet të kalojë provimin e radhës ICND 2 (200-105). Ju urojmë fat me provimet e ardhshme të Cisco, duke ju uruar një karrierë të suksesshme si administrator i rrjetit!
Për fund por jo më pak e rëndësishme, mësoni dhe praktikoni sa më shumë që mundeni me teknologjitë e rrjeteve kompjuterike në përgjithësi dhe switch dhe router në veçanti. Sepse, vetëm duke bërë kështu, do të jeni në gjendje të merrni aftësitë dhe shkathtësitë për të administruar rrjetet kompjuterike dhe ta kaloni provimin ICND1 (100-105) me lehtësi.
Paçi fat në kalimin e provimit.
Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.
paqe me ju,
Dautti
LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook
May 17, 2018
e-Libri: Siguria e Rrjeteve Kompjuterike (Teknikat dhe Teknologjitë)
e-Libri “Siguria e Rrjeteve Kompjuterike: Teknikat dhe Teknologjitë” synon të paraqes hyrjen në sigurinë e sistemeve kompjuterike përmes teknikave dhe teknologjive të sigurisë së rrjeteve kompjuterike. Duke pas parasysh faktin se ditë e më shumë në Internet lexojmë raporte për shkelje të intimitetit dhe thyerje të sigurisë të sistemeve kompjuterike, andaj uroj që ky e-Libër sado pak të luan rolin e informatorit për rëndësinë e sigurisë qoftë individuale deri sa lundrojmë në Internet apo të sistemeve dhe rrjeteve kompjuterike të bizneseve. Atëherë, për të mësuar më shumë për sigurinë e rrjeteve kompjuterike, ju ofrohet falas e-Libri: Siguria e Rrjeteve Kompjuterike: Teknikat dhe Teknologjitë.
[image error]
Siguria e Rrjeteve Kompjuterike: Teknikat dhe Teknologjitë
Lexim të këndshëm!
Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.
paqe me ju,
Dautti
May 14, 2018
A doni të mësoni Windows Server 2016 dhe të certifikoheni me MTA 98-365?
Ky trajnim me Bekim Dauti mbulon teknologjinë e Windows Server 2016, duke përfshirë tema të tilla si instalimi i Windows Server 2016, directory services në Windows Server 2016, shtimi i roleve në Windows Server 2016, teknologjitë për ruajtjen e të dhënave, mirëmbajtja e Windows Server 2016 si dhe zgjidhja e problemeve të Windows Server 2016.
[image error]
Më saktë, përmbajtja e trajnimit Windows Server 2016 Administration Fundamentals është si në vijim:
1: Hyrje në Windows Server
2: Mënyrat e instalimit të Windows Server
3: Detyrat pas instalimit të Windows Server
4: Directory Services në Windows Server
5: Si ti shtoni rolet në Windows Server?
6: Group Policy në Windows Server
7: Virtualizimi në Windows Server
8: Si të ruani të dhënat në Windows Server?
9: Akordimi dhe mirëmbajtja e Windows Server
10: Përditësimi dhe Zgjidhja e problemeve në Windows Server
11: Njihu me provimin MTA 98-365 Exam
12. Testimi i aftësive dhe shkathtësive të fituara në trajnim
Nëse dëshironi që profesionalisht të merreni me administrim të sistemeve, atëherë ky është trajnimi me të cilin duhet të filloni. Certifikimi i Microsoft MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals u tregon punëdhënësve se ju posedoni aftësitë dhe shkathtësitë thelbësore të punës me Windows Server 2016.
[image error]
Në përgjithësi, nuk ekziston ndonjë standard i shkruar se si të përgatitni provimet e certifikimit në përgjithësi, dhe MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals në veçanti. Kryesisht, kjo ka të bëjë me praktikat më të mira të përgatitjes së provimit. Në rastin e provimit MTA 98-365, ato janë si në vijim:
përvojë pune aktive në industrinë e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK) nga 6 deri në 12 muaj
pjesëmarrje në trajnimin MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals
posedim i literaturës për provimin MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals
puna praktike me Windows Server 2016 (shkarko falas Windows Server 2016 Evaluation nga TechNet Evaluation Center)
familjarizim me formatin e pyetjeve përmes Pyetësorëve të provimit MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals
Regjistrimet për trajnimin Windows Server 2016 Administration Fundamentals, kanë nisur. Andaj, nëse jeni i interesuar të merrni pjesë në këtë trajnim, kontaktoni InfoTech:
Telefoni fiks: 0280 320 358 dhe
e-Postë: InfoTech@InfoTech-Kosova.com
Faleminderit paraprakisht për interesimin tuaj!
Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.
paqe me ju,
May 11, 2018
e-Libri: 10 Minuta Udhëzues në Windows XP
Edhe pse Microsoft ndërpreu përkrahjen në Prill të vitit 2014, Windows XP vazhdon të jetë një nga sistemet operative më të përdorura në botë. Kështu, të dhënat nga Interneti e rendisin Windows XP në vendin e tretë si sistem operativ më i përdorur në botë pas Windows 7 dhe Windows 10. Kjo tregon, që edhe përkundër faktit se bëhet fjalë për një sistem operativ që daton që nga viti 2001, i cili nuk ka përkrahje teknike nga Microsoft, nuk përkrahet nga zhvilluesit dhe se vitin e shkuar (më saktë 2017) ishte në fokus të sulmit kibernetik të quajtur “WannaCry”; për ironi Windows XP vazhdon të jetë sistemi operativ i admiruar nga miliona përdorues gjithë andej botës.
Atëherë, nga të gjitha disavantazhet e përmendura nga përdorimi i Windows XP do të ishte mirë të mendonit për migrim të sistemit operativ të kompjuterit tuaj në rast se akoma jeni duke e përdorur Windows XP. Nëse nostalgjia nuk ju lejon të merrni një vendim për të migruar sistemin operativ Windows XP, atëherë mjafton të mendoni që të dhënat tuaja personale të përkasin vetëm ty dhe askujt tjetër dhe se ato duhet mbrojtur nga kërcënuesit potencial. Ju sugjerojmë ta kontaktoni Microsoft në Shkup dhe të njiheni me mundësitë që ofron Microsoft për migrim të Windows XP në Windows 10.
Në vijim, për të gjithë përdoruesit e sistemit operativ Windows XP në shoqërinë tonë e gjithashtu edhe për çdo lexues të librave me përmbajtje të TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit), ju dhurojmë një kujtim të mirë të sistemit operativ Windows XP përmes “10 Minuta Udhëzues në Windows XP” të cilin mund ta shkarkoni nga vjegëza në vijim:
[image error]
10 Minuta Udhëzues në Windows XP
Lexim të këndshëm.
Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.
paqe me ju,
Dautti
May 8, 2018
CCENT/CCNA: ICND1 100-105 Certification Guide is now available on Microsoft Store
Similar to the Windows Server 2016 Administration Fundamentals book, Bekim Dauti’s CCENT / CCNA: ICND 1 (100-105) Certification Guide has also become available on the Microsoft Store. You can also access the Microsoft Store through Windows 10. Just enter the title of the CCENT / CCNA: ICND 1 (100-105) Certification Guide in the Microsoft Store App’s search box (see Figure), then press Enter to query the book from the Microsoft Store database.
[image error]
In addition to Microsoft, Packt Publishing as a publisher is offering the CCENT / CCNA: ICND 1 (100-105) Certification Guide through its partners portals too:
Amazon
Bokus
Giunti
Safari
Enjoy reading!
Hope that this is the right information for you.
peace with you,
Dautti
Libri CCENT/CCNA: ICND1 100-105 Certification Guide tanimë edhe në Microsoft Store
Ngjashëm si edhe libri Windows Server 2016 Administration Fundamentals, tanimë edhe libri i radhës CCENT/CCNA: ICND 1 (100-105) Certification Guide i Bekim Dauti është bërë i disponueshëm edhe në Microsoft Store. Po ashtu, Microsoft Store mund ta qasni edhe përmes Windows 10. Mjafton të shkruani titullin e librit CCENT/CCNA: ICND 1 (100-105) Certification Guide në kutinë e kërkimit të aplikacionit Microsoft Store App (shih Figurën) dhe pastaj të shtypni Enter për ta kërkuar librin në fjalë nga baza e të dhënave të Microsoft Store.
[image error]
Krahas Microsoft, Packt Publishing në cilësinë e botuesit e ka ofruar librin CCENT/CCNA: ICND 1 (100-105) Certification Guide edhe në portalet e partnerëve të tij si në vijim:
Amazon
Bokus
Giunti
Safari
Lexim të këndshëm.
Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.
paqe me ju,
Dautti
May 7, 2018
Ftojmë bizneset që të punësojnë Administrator të Sistemeve
Si rezultat i bashkëpunimit profesional në mes të Dautti dhe InfoTech, dhe posaçërisht falë entuziazmit të të rinjëve dhe të rejave për të mësuar shkathtësitë e administrimit të sistemeve të bazuara në Windows Server, nga Korriku i vitit 2017 e deri në Maj të këtij viti (2018) 32 kandidat kanë kompletuar me sukses trajnimin MTA 98-365: Windows Server 2016 Administration Fundamentals. Disa nga këta kandidat janë certifikuar duke kaluar me sukses provimin MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals, dhe disa të tjerë janë në rrugë për tu certifikuar. Gjithsesi, krahas trajnimit MTA 98-365: Windows Server 2016 Administration Fundamentals, shumë nga ta kanë ndjekur dhe trajnime si Cisco IT Essentials, Cisco CCNA Routing and Switching, Programming in Java, Programming in Python, dhe të tjerë trajnime nga TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit).
[image error]
Kandidatët në trajnimin MTA 98-365: Windows Server 2016 Administration Fundamentals, kanë mësuar temat si në vijim:
1: Hyrje në Windows Server 2016
2: Mënyrat e instalimit të Windows Server 2016
3: Detyrat pas instalimit të Windows Server 2016
4: Directory Services në Windows Server 2016
5: Si ti shtohen dhe konfigurohen rolet në Windows Server 2016
6: Group Policy në Windows Server 2016
7: Virtualizimi në Windows Server 2016
8: Si të ruani të dhënat në Windows Server 2016?
9: Akordimi dhe mirëmbajtja e Windows Server 2016
10: Përditësimi dhe Zgjidhja e problemeve në Windows Server 2016
[image error]
Kështu, vlerësojmë se të gjithë këta kandidatë posedojnë njohuritë dhe përvojën praktike bazë për të administruar sistemet e bazuara në Windows Server 2016. Andaj, ftojmë bizneset që të punësojnë Administrator të Sistemeve në mënyrë që të rrisin produktivitetin e bizneseve të tyre duke e bërë TIK si forcë shtytëse të proceseve të biznesit. Në këtë mënyrë, secili biznes i interesuar për të kontaktuar me ndonjërin nga kandidatët që tashmë kanë mbaruar me sukses trajnimin MTA 98-365: Windows Server 2016 Administration Fundamentals mund ta kontaktojnë InfoTech në formë të urës lidhëse ne mes të kandidatit dhe biznesit. Të dhënat kontaktuese të InfoTech janë:
Telefoni fiks: 0280 320 358 dhe
e-Postë: InfoTech@InfoTech-Kosova.com
Ne në Dautti, besojmë se me staf të kualifikuar mund ta ngritni produktivitetin e biznesit tuaj në nivelet e dëshiruara. Ndaj mos humbisni kohë, përkundrazi kontaktoni sa më parë InfoTech dhe vendosini komunikimin me kandidatin potencial për të administruar sistemet e biznesit tuaj të bazuar në Windows Server 2016 në veçanti, dhe Windows Server në përgjithësi.
Faleminderit paraprakisht për interesimin tuaj!
Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.
paqe me ju,
Dautti


