A doni të mësoni për Rrjetet Kompjuterike dhe të certifikoheni me Cisco CCENT?

Dautti në bashkëpunim me InfoTech, sjellin për ju trajnimin Cisco CCENT: ICND1 (100-105) Certification. Ky trajnim me Bekim Dauti fillon me hyrjen në rrjetet kompjuterike dhe pastaj ju ofron gjithçka thelbësore dhe të domosdoshme për të kaluar provimin e certifikimit. Cisco CCENT është certifikimi i nivelit fillestar për ata që kërkojnë të futen në botën e rrjeteve kompjuterike. Ky trajnim gjerësisht mbulon adresimin e IPv4 dhe IPv6, rrjetet e të dhënave të bazuara në IP, switch-at dhe router-at, sigurinë e rrjetit dhe shumë të tjera – të gjitha në detaje. Në kuadër të trajnimit ofrohen shembuj të botës reale me një mori laboratorësh për t’ju dhënë ekspertizë të madhe në detyra me një qasje praktike. Po ashtu, përmes trajnimit Cisco CCENT: ICND1 (100-105) Certification ju njoftoheni me objektivat e certifikimit Cisco CCENT. Me një fjalë, ky trajnim përmban gjithçka që ju duhet të dini në mënyrë që të kaloni provimin ICND 1 (100-105), duke marrë kështu certifikatën e Cisco CCENT. Megjithatë, krahas përmbajtjes që ofron trajnimi, duhet të praktikoni sa më shumë që mundeni me switch-a dhe router-a për të qenë administrator i suksesshëm i rrjetit kompjuterik.


[image error]


Çfarë do të mësoni në trajnimin Cisco CCENT: ICND 1 (100-105) Certification?



konceptet e rrjetit kompjuterik
komponentët e rrjetit kompjuterik dhe si të krijoni një rrjet kompjuterik
protokollet e komunikimit, modeli i protokollit TCP/IP dhe modeli i referencës OSI
switch-in dhe si ta konfiguroni atë
router-in dhe si ta konfiguroni atë
shërbimet e rrjetit dhe procesin e mirëmbajtjes
si ti zgjidhni problemet në rrjet
si të përgatiteni për provimin ICND1 100-105

Përmbajtja e trajnimit:



Hyrje në rrjetet kompjuterike
Komunikimi në rrjetet kompjuterike
Hyrje në switching
Konfigurimi i switch-it
Hyrje në routing
Konfigurimi i router-it
Shërbimet e rrjetit dhe mirëmbajtja
Zgjidhja e problemeve të rrjetit
Si të përgatiteni për provimin CCENT: ICND 1 (100-105)?
Testimi i aftësive dhe shkathtësive të fituara në trajnim

Në sesionet 1 deri në 8, krahas prezantimeve (ligjëratave) mbahen edhe ushtrimet praktike të bazuara në programin e certifikimit Cisco CCENT. Në sesionin e 10, mbahet provimi praktik për të testuar aftësitë dhe shkathtësitë e fituara nga trajnimi. Trajnimi është i bazuar në librin CCENT/CCNA: ICND 1 (100-105) Certification Guide të autorit dhe instruktorit Bekim Dauti.


Trajnimi mbahet në qendrën e trajnimit të InfoTech në Gjilan, andaj procesin e regjistrimit dhe ndarjes së certifikatave e organizon InfoTech. Kështu, të gjithë të interesuarit për trajnimin Cisco CCENT: ICND1 (100-105) Certification të kontaktojnë InfoTech në:


Telefoni fiks: 0280 320 358 dhe

e-Postë: InfoTech@InfoTech-Kosova.com


Shënim: Rekomandohet që në trajnim të marrin pjesë ata/ato kandidat/e që kanë mbaruar semestrin e parë dhe të dytë të modulit Cisco CCNA Routing & Switching nga Cisco Networking Academy.


Faleminderit paraprakisht për interesimin tuaj!


Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.


paqe me ju,


Dautti


LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook

 •  0 comments  •  flag
Share on Twitter
Published on May 24, 2018 16:14
No comments have been added yet.