A doni të mësoni Windows Server 2016 dhe të certifikoheni me MTA 98-365?

Ky trajnim me Bekim Dauti mbulon teknologjinë e Windows Server 2016, duke përfshirë tema të tilla si instalimi i Windows Server 2016, directory services në Windows Server 2016, shtimi i roleve në Windows Server 2016, teknologjitë për ruajtjen e të dhënave, mirëmbajtja e Windows Server 2016 si dhe zgjidhja e problemeve të Windows Server 2016.


[image error]


Më saktë, përmbajtja e trajnimit Windows Server 2016 Administration Fundamentals është si në vijim:


1: Hyrje në Windows Server

2: Mënyrat e instalimit të Windows Server

3: Detyrat pas instalimit të Windows Server

4: Directory Services në Windows Server

5: Si ti shtoni rolet në Windows Server?

6: Group Policy në Windows Server

7: Virtualizimi në Windows Server

8: Si të ruani të dhënat në Windows Server?

9: Akordimi dhe mirëmbajtja e Windows Server

10: Përditësimi dhe Zgjidhja e problemeve në Windows Server

11: Njihu me provimin MTA 98-365 Exam

12. Testimi i aftësive dhe shkathtësive të fituara në trajnim


Nëse dëshironi që profesionalisht të merreni me administrim të sistemeve, atëherë ky është trajnimi me të cilin duhet të filloni. Certifikimi i Microsoft MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals u tregon punëdhënësve se ju posedoni aftësitë dhe shkathtësitë thelbësore të punës me Windows Server 2016.


[image error]


Në përgjithësi, nuk ekziston ndonjë standard i shkruar se si të përgatitni provimet e certifikimit në përgjithësi, dhe MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals në veçanti. Kryesisht, kjo ka të bëjë me praktikat më të mira të përgatitjes së provimit. Në rastin e provimit MTA 98-365, ato janë si në vijim:



përvojë pune aktive në industrinë e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK) nga 6 deri në 12 muaj
pjesëmarrje në trajnimin MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals
posedim i literaturës për provimin MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals
puna praktike me Windows Server 2016 (shkarko falas Windows Server 2016 Evaluation nga TechNet Evaluation Center)
familjarizim me formatin e pyetjeve përmes Pyetësorëve të provimit MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals

Regjistrimet për trajnimin Windows Server 2016 Administration Fundamentals, kanë nisur. Andaj, nëse jeni i interesuar të merrni pjesë në këtë trajnim, kontaktoni InfoTech:


Telefoni fiks: 0280 320 358 dhe

e-Postë: InfoTech@InfoTech-Kosova.com


Faleminderit paraprakisht për interesimin tuaj!


Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.


paqe me ju,


Dautti


LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook

 •  0 comments  •  flag
Share on Twitter
Published on May 14, 2018 13:51
No comments have been added yet.