e-Libri: 10 Minuta Udhëzues në Windows XP
Edhe pse Microsoft ndërpreu përkrahjen në Prill të vitit 2014, Windows XP vazhdon të jetë një nga sistemet operative më të përdorura në botë. Kështu, të dhënat nga Interneti e rendisin Windows XP në vendin e tretë si sistem operativ më i përdorur në botë pas Windows 7 dhe Windows 10. Kjo tregon, që edhe përkundër faktit se bëhet fjalë për një sistem operativ që daton që nga viti 2001, i cili nuk ka përkrahje teknike nga Microsoft, nuk përkrahet nga zhvilluesit dhe se vitin e shkuar (më saktë 2017) ishte në fokus të sulmit kibernetik të quajtur “WannaCry”; për ironi Windows XP vazhdon të jetë sistemi operativ i admiruar nga miliona përdorues gjithë andej botës.
Atëherë, nga të gjitha disavantazhet e përmendura nga përdorimi i Windows XP do të ishte mirë të mendonit për migrim të sistemit operativ të kompjuterit tuaj në rast se akoma jeni duke e përdorur Windows XP. Nëse nostalgjia nuk ju lejon të merrni një vendim për të migruar sistemin operativ Windows XP, atëherë mjafton të mendoni që të dhënat tuaja personale të përkasin vetëm ty dhe askujt tjetër dhe se ato duhet mbrojtur nga kërcënuesit potencial. Ju sugjerojmë ta kontaktoni Microsoft në Shkup dhe të njiheni me mundësitë që ofron Microsoft për migrim të Windows XP në Windows 10.
Në vijim, për të gjithë përdoruesit e sistemit operativ Windows XP në shoqërinë tonë e gjithashtu edhe për çdo lexues të librave me përmbajtje të TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit), ju dhurojmë një kujtim të mirë të sistemit operativ Windows XP përmes “10 Minuta Udhëzues në Windows XP” të cilin mund ta shkarkoni nga vjegëza në vijim:
[image error]
10 Minuta Udhëzues në Windows XP
Lexim të këndshëm.
Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.
paqe me ju,
Dautti


