Atdhe tjetër Quotes

Rate this book
Clear rating
Atdhe tjetër Atdhe tjetër by Faruk Myrtaj
8 ratings, 4.25 average rating, 2 reviews
Atdhe tjetër Quotes Showing 1-7 of 7
“Njerëzit përqark janë të gjithë të panjohur, të pa asnjë lidhje me njeri tjetrin, të pa interesuar për jetët përqark. Gjithçka tingëllon e përkohëshme, si një ekran me filma dokumentarë për jetë në planetë të panjohur qeniesh të tjetërta. Jeta shembëllen si një lëvizje e nxituar përpara një pasqyre të madhe, diku në një kryqëzim. Duket sikur shoh shumëçka, marrë vesh shumë gjëra, shumë hollësi, arësye të jetëve këtu, por fillon dita tjetër dhe në pasqyrë s’mbetej asgjë e ditës më parë…”
Faruk Myrtaj, Atdhe tjetër
“Personazhet e Kafkës na trubullojnë edhe sot e kësaj dite, ngaqë ata janë siç kemi qenë ne dikur, heronj të dorëzuar. Brenga jonë si lexues rritet edhe më, teksa mëvetësohemi e ndjejmë se, edhe si personazhë, jemi përshkruar krejt tjetër: ngrirë si njerëz, rrëgjuar mendërisht, vyshkur ndjesisht, pa reagime. Nuk na shfaqën si qenie njerëzore, dhe kurrë krijesa fiziologjike. Problemet tona, hallet si heronj të asaj letërsie, thjesht të qenieve politike, zgjidhjet e tyre një herë e mirë të parashikueshme. Ekonomi letrare e planifikuar. Aq sa sot dyshojmë nëse vërtetë kemi qenë. A quhet art letërsia që i vidhej njeriut. Më thua dot, a mund të ketë letërsi në Korenë e Veriut sot?!”
Faruk Myrtaj, Atdhe tjetër
“«Si vallë arritën të ndjeheshim mirë në atë lloj vetmie, ë?!»
«Vetmia s’është gjithnjë e keqe…», mu përgjigjë Tina.
«Si s’qenka e keqe? Asnjë prej librave që kemi lexuar atje, nuk gjendet këtu. Tërë këta tituj këtu, të panjohur atje. Qindra libra dhe autorë që s’i kemi pasur dot në moshën e formimit të mendjes e shijes…»
Tina heshti për pak. Për të më lënë të merresha me veten. «Është mirë të ndjerit e mungesës, edhe me vonesë…», shtoi pas pak.
«Si ta ndjenim mungesën, kur s’dinim ç’kishim?»
«Mungesat ndjehen kur u vjen hera…»”
Faruk Myrtaj, Atdhe tjetër
“A e merrni dot me mend dilemën e shkrimtarit kur librat e tij botoheshin në perëndim pa emrin e përkthyesit?! Ai e dinte se kjo ndodhte rëndomë në vendin e tij, në shtetin e tij diktaturë. Kënetat, bje fjala, thaheshin prej të burgosurve të regjimit, me punë të papaguar të tyre, por mos përmendja për arësye biografike e emrit të përkthyesit të tij, jo vetëm në vendlindje por edhe në botimet në Perëndim, dhimbte shumë. Shumë më shumë… Më dhimbshëm se heshtja për Nobelin e pa-uruar për Nënë Terezën, më rëndë… Janë plagë që s’mbyllen as në trupin e të vdekurit këto…”
Faruk Myrtaj, Atdhe tjetër
“S’është e lehtë të bëhesh dhe të mbetesh burrë shteti në këtë vend. Duhet të jesh qenie me shumë koka, nga një kokë duhet patur për secilin prej fqinjëve. Por na është dashur së paku edhe një kokë tjetër, një qafë tjetër, edhe më e lartë, për të këmbyer shenja e mesazhe me të mëdhenjtë e kohëve, larg… Mbase ka ca fatalitet në këto histori ballkonesh të pasmë të Europës, por si s’doli dikush, xhanëm, qoftë edhe një i vetëm, në momentin e betimit, me dorën në flamur, t’u kërkonte të dërguarve të botës ta lejonin të betohej në emër të … popullit të tij?”
Faruk Myrtaj, Atdhe tjetër
“Perëndimi kurrë nuk e njohu Lindjen. Edhe këtë herë, në fund të viteve ’80, si në vitet ’40, po mjaftohej me ndarjen e kurorës së fituesit. Në fund të Luftës së Dytë, me musteqen ndau botën, teksa tani me njeriun me blanë po ndante demokracinë. Viktimat janë të njëjtit: ata që e njihnin dhe s’e deshën komunizmin më parë se të mbinte në këto troje… Gorbi s’po e ndryshon Lindjen, korbi shpëton të zezën duke ndërruar rroben e tij. S’kuptoj pse brohoret Perëndimi…”
Faruk Myrtaj, Atdhe tjetër
“Më kish ndodhur të udhëtoja dendur me atë tren lokal, isha mësuar me të, s'kish pse të më dukej i çuditshëm.
I çuditshëm më ngjante vetëm pasi dikush, që vizitoi vendlindjen time, vërejti se ky tren ecte aq ngadalë sa mund të zbrisje prej vagonit të fundit, të ndizje cigarin te një këmbësor dhe të hipje sërisht në të.”
Faruk Myrtaj, Atdhe tjetër