Edith Quotes

Rate this book
Clear rating
Edith Edith by Albatros Rexhaj
180 ratings, 4.09 average rating, 8 reviews
Edith Quotes Showing 1-3 of 3
“Nuk është se nuk di të flas. Nuk është se nuk dua të flas. Sado që të përpiqesh, disa gjëra nuk di si t'i thuash. Lodhja dhe mërzia nuk mund të shprehen me fjalë! Edhe sikur ta gjeja një mënyrë... As atëherë, askush nuk do ta kuptonte.”
Albatros Rexhaj, Edith
“Dëshpërimi mund të shfaqet në çdo kohë dhe rëndom vjen kur më së paku e pret. Kështu kemi dëshirë të themi, madje këtë mendim e kemi shndërruar në një lloj miti urban, por e vërteta është e ndryshme. Dëshpërimin ne e ftojmë vetë. Nga pamundësia për të ecur përpara, nga përtesa dhe jo rrallëherë edhe nga frika që të shkojmë në drejtimin që na ndien shpirti, vetvetiu të ecim në kahjen e kundërt. Me vetëdije e bëhemi të huaj me veten, si një lloj arratie e vullnetshme nga ëndrrat, një vetësyrgjynosje derisa i humb kuptimi çdo gjëje. Dhe kjo ndjell zhgënjimin me veten dhe mërzinë që çdo herë vjen pas kësaj të fundit. Ndjenjën e këputjes në shpirt dhe të lodhjes pa shkak, që kulmon me dorëzimin para valëve të dëshpërimit.”
Albatros Rexhaj, Edith
“Ato ditë e kam kuptuar se shumica e meshkujve janë homofobë. Kushedi, mbase nga pasiguria se edhe vetë mund të jenë si ato makinat që shkojnë edhe me naftë, edhe me benzinë.”
Albatros Rexhaj, Edith