Dasma Quotes
Dasma
by
Ismail Kadare53 ratings, 3.79 average rating, 2 reviews
Dasma Quotes
Showing 1-1 of 1
“Αi po mendonte se ishte një gjë e bukur dhe e çuditshme, njëkohësisht, që çdo qytet në botë e ka të parathënë fatin e vet të lindjes. Për shembull, diku lart në Alpet shkrin dëbora. Uji, duke rrjedhur, merr një drejtim të caktuar, vrapon tatëpjetë dhe zbret në fushë, duke krijuar një lumë, në brigjet e të cilit duhej të ngrihej qyteti i ardhshëm. Por ja, papritur, përpara rrëkesë së ujërave del një shkëmb i fortë e i zymtë dhe rrëkeja ndërron drejtim. Ky shkëmb bën atë që nuk do ta bënte dot askush. Ai zhvendos një qytet të tërë me dhjetëra kilometra djathtas apo majtas. Ose, diku poshtë, në thellësitë e panjohura të tokës, rrjedh nëpër damarët e dheut nafta. Ky lëng i trashë dhe i zi, që ecën poshtë në errësirë të përjetshme, nuk di asgjë se është berë shkak që disa kilometra larg, atje lart mbi sipërfaqen e tokës ka lindur një qytet plot dritë, bulevarde dhe zëra kalamajsh. Që nga thellësitë e tokës, nafta mban në duar fatin e këtij qyteti, ashtu si ai njeriu që mban në duar fillin e një balone të bardhë, e cila zbardh e lëkundet lart në hapësirë.”
― Dasma
― Dasma
