Dikush më buzëqeshte Quotes
Dikush më buzëqeshte
by
Fatos Arapi7 ratings, 3.14 average rating, 1 review
Dikush më buzëqeshte Quotes
Showing 1-1 of 1
“Po njerëzit janë të ndryshëm. Ka të tillë, fytyra e të cilëve të rri përherë përpara. E njëjta. E pandryshuar. Ti e sheh dhe s'kupton asgjë. Mendon: "si është bërë kjo fytyrë e tillë indifirente e pakuptim. Dhe këtë unë duhet ta shoh çdo ditë, çdo orë, çdo çast të jetës sime; këtë fytyrë pa jetë... (shih jeta ç'fytyrë pa jetë na paska?!); ka të tjerë që kacavirren nëpër trupin tënd si ata kërmijtë dhe aty nëpër gjethe të ndërgjegjes sate lënë jargët e tyre; ka edhe nga ata, që ti ndofta nuk i ke parë asnjëherë , s'ke biseduar kurrë, se ndofta ata kanë rënë përmbys atje te xhamia e tabakëve, kanë rënë vite të shkuara, po ti e sheh, endjen edhe tani që ata janë përmbysur duke lënë një boshllëk të madh te ti, kanë hapur një zbrazësirë, që edge tani të prek me gishtërinjtë e gjatë e të ftohtë të kujtimit të vet. Dhe ti je i gëzuar, je i lumtur që dikur ata kanë jetuar.”
― Dikush më buzëqeshte
― Dikush më buzëqeshte
