Find & Share Quotes with Friends

The Highland Lute Quotes

Rate this book
Clear rating
The Highland Lute The Highland Lute by Gjergj Fishta
357 ratings, 4.36 average rating, 14 reviews
The Highland Lute Quotes Showing 1-6 of 6
“Por i urti kurr nuk ngutet,
Prej burrnís e jo prej tutet”
Gjergj Fishta, The Highland Lute
“Ndihmò, Zot, si m’kè ndihmue!
Pesëqind vjet kishin kalue
Çëse të buk'rën ketë Shqypni
Turku e mbate në robnì,
Krejt tu' e là t' mjerën në gjak,
Frymën tue ia xanun njak,
E as tu' e lanë, jo, dritë me pà:
Kurr të keqen pa ia dà:
Rrihe e mos e lèn me kjà:
Me iu dhimbtë, po, minit n' murë,
Me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë!”
Gjergj Fishta, The Highland Lute
“E dér m'qiellë ushto brohrija,
Kah gerthet fusha e malcija:
Per jetë t' jetës rroftë Shqypníja!
Edhè kshtû, mbas sa mjerimit
Mbas sa gjakut e shemtimit,
E p'r inát t' Shkjevet t' Ballkanit
Per gazep t' atij Sulltanit:
Si premtue kisht' perendija:
Prap zojë m' vedi duel Shqypnija”
Gjergj Fishta, The Highland Lute
“Pse pa luejtë ti kambë e dorë,
S't' ndihmon Zot as i Shën Nikollë:
Por ti luej, nafaka luej..”
Gjergj Fishta, The Highland Lute
“Un, zotnì, n’ushtri kam dalë,
jo me Turq, por em Shqiptarë,
turq a t’k’shtenë, si janë gjith mbarë,
pse t’k’shtenë, si muhamedan,
Shqipninë sbashkut t’gjith e kan ;
e prandej t’gjith do t’qindrojmë,
do t’qindrojmë e do t’luftojmë,
kemë m’u bâ kortarë – kortarë
Priftën, Fretën Hoxhallarë
Për Shqipnì”
Gjergj Fishta, The Highland Lute
“Çohi, o bij të Skanderbeut,
turq e t’k’shtenë, mos t’u dajë feja!
Çohi e bini n’fushë t’bejlegut,
tue gjimue ju porsi rr’feja”
Gjergj Fishta, The Highland Lute