Darka e gabuar Quotes

Rate this book
Clear rating
Darka e gabuar Darka e gabuar by Ismail Kadare
1,694 ratings, 3.68 average rating, 208 reviews
Darka e gabuar Quotes Showing 1-4 of 4
“Në rruget e tjera dëgjoheshin aty-këtu britma fatkëqijsh, që i zvarrisnin për flokësh, per t'i çuar në Degë. Fajësoheshin se gjatë mitingut të përmortshëm, në vend që të qanin a, së paku, të psherëtinin, kishin qeshur e, ndonëse ata bënin be e rrufe se s'kishin qeshur aspak e, përkundrazi, kishin qenë të vrarë në shpirt si të gjithë, por që as vet s'e dinin pse, e qara befas u qe kthyer në ngërdheshje, madje, shtonin se s'ishte hera e parë që u ndodhte kjo, askush nuk i besonte e, në vend t'i dëgjonin, i godisnin më fort.”
Ismail Kadare, Darka e gabuar
“Kur shihte se të tjerët nuk mahniteshin aq fort sa ç'e kishte pritur, ai i rikthehej fillimit. Në qytet bëhej nami, kurse ata ishin si në humbellë. Ishim në një kohë që s'është më, më kupton? Koha ecën, orët, dita, të gjitha ecin, kurse ti mbetesh në diçka që s'di si ta quash. Kohë pa kohë. Nën zero...”
Ismail Kadaré, Darka e gabuar
“Idiot,si nuk e paske mesuar se armiku me i madh i njeriut eshte vetvetja? Si s'e ditke ti se nga tjetri ka gjase te shpetosh,por nga vetvetja kurre?”
Ismail Kadare, Darka e gabuar
“E gjendur per here te pare midis nje dendesie mashkullimi te rrezikshem,te gjithe kaloree e,njekohesisht,te fejuar te vdekjes,ka rene ne dashuri mekshem e me ngut me ta,si njeriu qe do te mbushe zbrazetine e ardhshme,te paskaj...”
Ismail Kadare, Darka e gabuar