Ka nisur fushata Summer Skill Up në dyqanin e Packt: Çdo e-Libër dhe video është në dispozicion për vetëm 10 dollarë


“Unë jam ende duke mësuar.”

Michelangelo



Ka nisur fushata kryesore e Summer Skill Up në dyqanin në linjë të Packt Publishing dhe ne kemi nevojë për ndihmën tuaj për ta bërë atë një sukses masiv!


Bazuar në gjetjet nga raportit i ri i Skill Up industry të cilin mund ta lexoni këtu, shitja do të ndihmojë më shumë profesionistë të teknologjisë në mbarë botën që të mësojnë aftësitë që kanë rëndësi. Kështu, çdo e-Libër dhe video është në dispozicionin tuaj për vetëm 10 dollarë. Në mesin e librave të Packt Publishing të ofruara përmes fushatës së Summer Skill Up janë përfshirë edhe librat e Bekim Dautit:


[image error]CCENT është certifikimi i nivelit nismëtar për ata që kërkojnë të futen në botën e rrjeteve kompjuterike. Ky libër do t’ju ndihmojë ti mbani aktuale njohuritë tuaja për rrjetet kompjuterike. Libri fillon me bazat e rrjeteve kompjuterike dhe pastaj do t’ju shpjegon gjithçka thelbësore për të kaluar provimin e certifikimit. Ai gjerësisht mbulon adresimin e IPv4 dhe IPv6, rrjetet e të dhënave të bazuara në IP, switching dhe routing, sigurinë e rrjetit dhe shumë më tepër – të gjitha në disa detaje. Njashtu, libri do të ofrojë shembuj të botës reale me një mori ushtrimesh.


CCENT/CCNA: ICND1 100-105 Certification Guide | Prill 2018


[image error]Windows Server 2016 është sistemi operativ për serverë i zhvilluar nga Microsoft si pjesë e familjes së sistemeve operative të Windows NT. Ky sistem operativ është zhvilluar në të njëjtën kohë me Windows 10. Libri është përpiluar në atë mënyrë ashtu që të filloni me hyrjen në Windows Server 2016. Gjithashtu, libri do t’ju përgatisë për provimin e certifikimit MTA 98- 365. Me instruksionet hap pas hapi të orientuara nga figurat, do të jeni në gjendje ti kuptoni lehtë dhe mirë rolet, veçoritë, funksionet dhe kapriçiot e Windows Server 2016.


Windows Server 2016 Administration Fundamentals | Dhjetor 2017


Pasurojeni verën tuaj me libra të rinj në dollapin e librave.


Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.


paqe me ju,


Dautti


LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook


 

 •  0 comments  •  flag
Share on Twitter
Published on June 06, 2018 14:56
No comments have been added yet.