Album Pranveror

Pranvera, stinë që vjen pas dimrit dhe i prinë verës, karakterizohet me rilindje, rinovim, ringjallje dhe ringritje. Nga shkrirja e borës e deri te lulebora, nga lulëzimi i pemëve e deri te gjelbërimi i barit, të gjitha këto dhe shumë të tjera paraqesin tiparet unike të stinës së pranverës. E gjallërishme, e mahnitshme, shumëngjyrëshe, piktoreske, kur vjen pranvera e gjallëron çdo gjë në natyrë. Pemët, kullosat, lulet, kafshët, qeniet njerëzore dhe çdo gjallesë tjetër “zgjohen nga gjumi dimëror.” Kështu, njerëzit veshin rrobat e reja dhe të lehta, pemët mbushen me gjethe të reja të gjelbra, luginat mbushen me kullosa të reja, bujku i vesh fushat me mbjellje të reja, lumenjtë i gurgullojnë detit borën e shkrirë, dallëndyshet dhe lejlekët përshëndesin nënkulmet dhe oxhaqet e shtëpive,…  dhe kështu gjithçka bënë detyrën e vetë në simfoninë e pranverës.


Meqë kjo stinë vjen një herë në vit, atëherë si e tillë që është na fton që ta shijojmë dhe ta jetojmë tërësisht. Ndaj, në vijim po ndajmë me ju albumin pranveror, ashtu që sado pak edhe ju ta shijoni këtë stinë nga kompjuteri juaj.


Zgjimi


[image error]


Lulëzimi


[image error]


Gjelbërimi


[image error]


Prodhimi


[image error]


Urbanizimi


[image error]


Pranverë të këndshme.


paqe me ju,


Dautti


LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook

 •  0 comments  •  flag
Share on Twitter
Published on May 30, 2018 02:16
No comments have been added yet.