"Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Shkurt për të ka nevojë ndërgjegjja jonë." - Ismail Kadare
“Ky libër na bën të mendohemi se sa e vështirë është të “vlerësosh” përmbajtjen historike të një gjysmë shekulli shqiptar… Kam bindjen se një shumice shqiptarësh do t’u hyjë në punë kjo dëshmi për ta kuptuar se mohimi i së kaluarës – kulti i harresës – është një nga mënyrat më perfide për të përligjur a posteriori gjithë sa ka pasur kriminale një rregjim.” - Aurel Plasari
"Një libër i jashtëzakonshëm, ngjethës, por edhe reflektues. Një libër, që përbën padyshim korpusin qëndror të momuaristikës së burgut e më gjerë në vitet e komunizmit, por që përbën një monument të rëndësishëm për gjithë vuajtjen e klerit në Evropën Lindore komuniste.” - Blendi Fevziu
Nê ketë çmenduni te pergjithshme të këtij populli të pèrdhunuem pèr mâ shume se 22 vjet, rrijshem tue mendue me vedi, zemerplasun: si asht e mundun të mendet krejt nji popull e mos te dale kush që me i thane: ndal! E pra, perveç njaj klike te vogel që i rrinte perreth, kurrkush nuk perfitonte ndonji gja te dukshme. E atehere, shka ishte keshtu? Te gjithe ishin te dejun, te shastisun mbas ketij njeriu. Ai tiran u kishte marre te gjithève lirine. I kishte zhburrnue ose, si i thone sot, u kishte hjeke personalitetin njerzor. Ua kishte nxjerre grate prej shtratit pèr me i çue ne zbor o ku te donte vete. Ua kishte marre fëmine e pasunine. U kishte hjeke deri kashaten e gojes e hjedhe ne mizerjen mâ te madhe qè mund te mendohej. I kishte shkepute jo vetèm nga kombi e githë bota, por edhe nga historia e vet e e mbare njerzimit! I kishte rrethue ne tel e nuk i lejonte me hì e as me dale, vetmue prej githe botès! Nuk i lente me geshe e as me kjâ. E athere shka ishin keta? Mund thirrej popull ky? Jo, nuk ishte popull, por nji tufë e paspjegueshme qeniesh te gjalla te pamend e pa vullnet.
Kreyeveper! I vetmi mendim qe me rrihte pa pushim ne koke gjate leximit te kesaj vepre ishte fakti se si eshte e mundur qe kjo veper eshte lene kaq ne hije?! Si eshte e mundur qe kjo veper nuk eshte ngritur ne piedestal, atje ku i takon, perkrah letersise me te mire shqipe?! Ky nuk eshte thjesht nje liber, eshte tregimi me i paster, me i sinqerte dhe me i bukur i historise se dhimbshme te ketij kombi dhe perjetimi jo vetem nga ana e autorit apo e Klerit Katolik, por ketu pershfaqet perjetimi i cdo shqiptari gjate viteve te tmerrshme te tiranise komuniste. Vepra me me vlere e ketij kombi, dhe serish... nuk ndodhet e pozicionuar aty ku duhet. Pa perkrahje as nga shtepite botuese, as nga institucionet e kultures dhe as nga lexuesi. Ky i fundit as nuk e di ekzistencen e kesaj vepre. NJe stil i rrjedhshem, i mbushur me batuta, i shkruar aq ciltersisht, me pershkrime qe vec nje mjeshter mund ta dije te beje. Frymezues, karizmatik dhe i forte ishte stili, vepra dhe vete autori. Absolutisht ky liber duhet te ndodhet me patjeter ne biblitekat e cdo shqiptari qe deshiron te kuptoje disi nga historia e mjegullt e diktatures; te cmoje dhe vleresoje velrat e verteta te humanizmit dhe te njihet me veset me te cmendura te nje tirani dhe turmes se hazdisur te ndjekesve te tij. Kjo veper duhet te behet simboli i historise se humbur te Shqiperise gjate periudhes komuniste. Kjo veper eshte e vetmja qe tregon ciltersisht dhe pa sekrete, historine e vertete te shqiptareve.
This book is a MUST READ for anyone who craves a socialist or communist uprising in the United States.
When I was in Tirana, Albania, our tour guide talked to us about growing up in a communist country. He recommended this book. He said they thought they were the richest country in the world. He said they used to sing songs about the Red Star is rising. They never heard of anything outside of their country.
When the Berlin Wall fell and their country was awakened out of the fog of Communism, they found out that they were one of the poorest countries in the world. They found out that all of the information they’d ever heard about their country and non-communist nations was completely wrong. They saw how they were lied to and taken advantage of.
I challenge anyone who wants to read about how communism nearly destroyed Albania and how people were imprisoned, mistreated, and abused. Religion was nearly wiped out of Albania. Atrocities became the new norm. This book is a definitive EYE-OPENER in today’s time.
Rrno vetëm për me tregue është ndoshta një ndër kujtimet më të mira të historisë shqiptare gjatë vuajtjeve në kohën e komunizmit në Shqipëri.
Zefi, jo vetëm që paraqet një pasqyrë të vuajtjeve dhe persekutimeve të Klerit Katolik në Shqipëri, por edhe fut ndjenjën në çdo kujtim të atyre viteve të torturave dhe mjerimit, dhimbjes, humbjes e shpresës në kampe ku shpresa vdiq te pragu i tij. Kisha dëgjuar që kleri katolik ishte goditur më rëndë se çdo komunitet fetar tjetër, por t'i lexosh kujtimet e Zefit në gegnishten e tij vajtuese është vështirë t'i mbash lotët mbrapa.
Nga viti '46 deri në '89, në mes kampeve të burgjeve, "lirisë" intervale dhe rikthimi në kampe të burgjeve përsëri, Zefin e shohim jo vetëm si një prift e klerik i pathyeshëm në rezistencën për t'mos ta humbur besimin në Zot, por shohim dhe një patriot të madh, që e do Shqipërinë me andje e andrrat sikur t'ishte ai fëmiu 5-vjeçar që reciton Lahutën e Málcis para Fishtës vetë. Pikëllimi i tij kur ulet flamuri kuq e zi dhe zëvendësohet ai me yll është një nga shumë shumë momentet prekëse e rrënqethëse té këtyre kujtimeve.
Mizoria, dhe, siç Zefi preferon t'i quajë "marrinat" e komunizmit, dhe një mase e madhe e popullit servil ndaj kësaj mizorie nuk kanë fund,.e kur lexuesi i lexon as mund të besohen. Se si motra fut në burg motrën, babai vret fëmijën e vet 2-vjeçar, djali vret nënën... Tregojnë se si ky sistem dekonstruktoi familjen, shoqërinë, njerëzinë vet.
Do kisha shumë gjëra për të thënë, por nuk e di si të bëj një kritikë për këtë vepër madhështore. Në shumë raste lotët më kanë rrjedhur pa më pyetur, dhe zemra m'ásht ligshtue e trupi m'ásht rrënqeth. S'ka imagjinatë që mund të shkruaj vuajtje të tilla, pos të jetuarit këtë të vërtetë.
Po e përfundoj me një deklaratë që tregon absurditetin dhe marrinat e këtij sistemi:
"Unë Dom Vlash Muçaj, sot më 22 korrik piva urinën time për me shuejt étjen!"
I had a roller coaster of feelings while reading this book. It is definitely one of the best historical memoire I have read so far and I would argue that it should be a mandatory read in albanian schools and for every albanian. It would hopefully bring more awareness in order to not repeat the mistakes of the past. The humor, the irony and the wisdom of At Zef Pllumi make this book not only a historical Memoir, but also one about life and its philosophies.
"Live To Tell" is a haunting memoir that should be read to learn about the horrors suffered by many during Communism in Albania. It can be emotionally difficult to read at times, but it is a story that needs to be told. It helps to have some knowledge of Albania and its history before reading this book, so you can understand the locations of the places the author is referring to.
Un nuk ishem ma ne këte botë. Erdhi roja e me zgjidhi nga pjeshka. Mezi levizja kambët e ajuna. Kur mbrrita ne WC nuk dijshem ç'te baj, syni me ishte ngule aty ne mur ku ishte shkrue: "Un Dom Vlash Muçaj ketu me 22 korrik piva urinen time per mos me deke etjet". Jeta ban çmos per me jetue. Un thashe me vedi: "Pse?" Roja uluriti me terbim: - Hej, ti atje, ç'bën? Shpejt! Un nuk mujshem mâ as shpejt, as kadale. Erdhi e më kapi per krahu. Iu duk se po i rezitoja. Po te kishem fuqi me rezistue, edhe aty i varun ne pjeshke dojshem me jetue. Pse?
Ne rrethanat e burgut, e sidomos të nji denimi te randë, njeriu kerkon ngushllim. I vetmi ngushllim qe ka nji i burgosun asht "shprehja e lirise". Njeriu ka nevoje me spraze zemrën, sekretin që e ndrydhe, me fjale te tjera, ka nevoje me u rrfye. Çdo njeri, para se me vdeke ka dishir me lane nji testament.
Per kête me quente "pesimist" kur i thoshem se socializmi kishte linde e vû ne jete mija jet perpara, ne Spartën e Likurgut, por pa ndonji permiresim te jetes se njerzimit, se njerzit nuk çajshin kryet fare as per "Republiken e Platonit", as per "Qytetin e Diellit" e as per kurnji anderr te bukur te filozofëve te shkrete, te cilet nuk i pvete kurrkush. Simbas asaj historie qe dij vetë, i thojshem Velkos, njerzimi sundohet prej njerzve te dhunes, qe nuk kane meshire as dashuni, por vetem deshire te pangopun per lavdí e pasuní. Natyrisht kane dhelpenine qe per mos me u thirre "perbindsha" i paraqesin veprimet e veta ne baze te mbrojtjes te ndonji feje, ideologjie, filozofie o ideali. Ajo shka i karakterizon udheheqsat, asht guximi i tepërt. Keshtu ata pa kurrfare ndrojje kcejne ne shpine te kalit me vrull e Ishone kushtrimin: "Kush asht trim le te vije mbas meje me vdeke per lirí." - Kete fjalen e fundit keta heroj te histoise e kane zavendesue dikush me "fé", tjetri me "ideal", me "atdhé" e me proshka tjera që u vijshin mâ pershtat per me genjye nji turme te verbet e cila tue bertite "urra" i shkojne mbrapa me turr, posi nji ortek bore, tue gjimue, tue marre hov e sulm sa here qe "prijsi ne kal" valavit e tund nji cope lecke, nji, dy ose tringjyrshe, pse ai nuk din te numroje te katerten. Ajo cope lecke thirret "simbol", "ideal" etj. Shko shife ne Spanjë se si demi i eger sulmon nji pece te kuqe. Kjo asht "turma", ose "populli" dhe ne krye te saj "heroi" ge ban historine. Velko, me ndigio, njerzimi mbetet githmone i njajte, giithmone budalla i paqortueshem.
Kam te gialle parasysh Imzot Cobën: nji njeri i bute, ndoshta paksa frigacak e qe nuk e kish dhantine e auktoritetit. Ne Konferencen e klerikëve te te gjitha besimeve per Pagen, qe u organizue nga Partia ne Tirane, demek si ndihme Rusisë së Stalinit per lufte te Korese, ky, ne emën te Imzot Shllakut, mbajti nji falim skandaloz tue brohorite Stalinin, tiranin mâ te madh te botes. Nji nate i shkova ne zyre e i thashe: - Imzot, a mendon ndopak se perfaqson Kishën Katolike kur flet githe ato marrina servile? Them se, ne vend me poshtnue traditen e lavdishme martire dymijvjeçare, do te duhej mendue per nderin e saj. - Fra Zef, - m'u pergjegj i qete, - pikepamjet tona ndoshta ketu ndryshone. Un kam mendime te tjera, qe ty nuk do te pelqejne: due qe Kisha, kristianizmi, feja te vazhdone me çdo kusht dhe jo te desin. Jam i sigurt se edhe ti mendon per kete. Ndigjo, FraZef, shka po te thom: te giithe tiranet kerkojne lavdí me anê te servilizmit, tue shtype do ndjenje njerzore. A e din ti se un kam vendose me sakrifikue nderin tim, mjaft qe Kisha, Kristianizmi te vazhdoje? Mendoj se sakrifica ime asht mâ e madhe se e atyne qe dhane jeten fizike: un kam sakrifikue jeten morale; un do te jetoj i shamè e i perbuzun; do te quhem "legen" edhe prej miqve te mij, por nderkaq un ia dal me e mbajté gialle fene e Krishtit; pagezimet e sakramentet do te vazhdojne si ne githe botën kristiane. Stalini kërkon lavdi? Un ia jap, mjaft qe ai te më jape lirí me vazhdue misjonin fetar që kam. E dij qe ty ky arsyetim te duket i papelqyeshem, por ne fakt, mbas githe atyne vuejtjeve e humbjeve kishtare, besimtaret jane dhanë me giithe shpirte mbas fejet. Nuk mendoj qe te githe ju tjerët te bani si un: gjithsecili te ketë stilin e vet per me ruejte gialle ne kete popull besimin që mund zhduket.
With all due respect to the author for what he has gone through, I still will have to say that thirty pages into it, I could not take it anymore. The simple reason is that the writing is so terrible that it was impossible for me to keep making concessions and move further ahead.