Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a. Romani zhvillohet në dy kohë. Koha reale janë dy javë të muajit korrik të vitit 2004, kur gazetari, në një gjendje psikike të rënduar, kryen aksidentalisht krimin. Koha tjetër përfshin jetën e këtij personazhi të ditëve tona, lindur tridhjetë e dy vjet të shkuara, në një apartament modest, në një pallat modest, në një lagje modeste të kryeqytetit. Një jetë e ndrydhur dhe e mbyllur në përmasat e një kutie shkrepësesh. Autori kërkon rrënjët e skizofrenisë kolektive, që ka shoqëruar dhe vazhdon të shoqërojë ecjen e shoqërisë së sotme shqiptare, veç të tjerash, edhe në përmasat e ndrydhura të hapësirave të saj të jetesës. Faqe pas faqeje, Kongoli zbulon universin e së përditshmes së njerëzve të zakonshëm, por njëherazi edhe hendekun e lemerishëm të pabarazisë sociale dhe të moskomunikimit që është krijuar tashmë brenda kësaj shoqërie, ndaj së cilës, personazhi kryesor, gazetari që ka kryer krimin, ndihet i huaj. Merr përsipër të përballet me poshtërsinë dhe ligësinë njerëzore derisa i pafuqishëm në këtë mision, dorëzohet. Më kot përpiqet të gjejë strehë te kujtimet e fëmijërisë, të dashurive të tij.
Fatos Kongoli has recently become one of the most forceful and convincing representatives of contemporary Albanian prose.
He studied mathematics in China during the tense years of the Sino-Albanian alliance.
Kongoli chose not to publish any major works during the dictatorship. Rather than this, he devoted his creative energies at the time to an obscure and apolitical career as a mathematician, and waited for the storm to pass.
His narrative talent and individual style only really emerged, at any rate, in the nineties, since the fall of the communist dictatorship.
La novela es entretenida, avanza con fluidez. Y podría haber sido quizás inolvidable si no fuera por un detalle que, desde mi perspectiva, resulta innecesario por lo poco logrado: la supuesta locura de Bledi Terziu, el protagonista. Y es que el asesinato accidental de una gitana, que es de donde eclosiona la novela, habría dado un tono de absurdo existencial, más o menos como el asesinato igualmente accidental de El extranjero de Camus, si no fuera por esa intención de dar un tono de sordidez demasiado trágica a la evocación del pasado de Terziu, que por sí mismo no parece demasiado fuera de la normalidad que Kongoli retrata, menos aún para justificar el nacimiento de ninguna locura. Pero quién sabe, quizás sólo estoy de amargado.
the most anticlimactic thing ever. pse filloje te behej aq e ngadalte nga fundi. Plus lexova 294 faqe liber per te pare Bledin te flase me Veroniken vetem 2 here, dhe asgje tjeter per bashkejetesen e tyre???? smorem vesh asnje gje tjeter per Veroniken, plus Bledi eshte njeri koti qe vetem paraziton dhe di te shohi femrat si objekte, si mund te arrije te kete kaq shume lidhje? pffff
Ky libër është një nga perlat e Kongolit, sipas shijeve të mia. Një estetizëm i vulgares, shumë e arrirë. Shoqëria post komuniste, metamorfozat ondividuale dhe sociale të këtyre viteve është e ndërtuar pa dramcitet, por si një film kinetografik. Një zgjedhje sa dramatike për romanin aq edhe në linjë të drejtë me stilin letrar të autorit.