Blendi Fevziu ka lindur me 18 Maj 1969. Ai është drejtues i emisionit Opinion që në 31 Gusht 1997. Është diplomuar për letërsi dhe gjuhe shqipe në Universitetin e Tiranes me 1991. Në vitin 1989 ka qene pjesë e stafit te gazetës Studenti në Universitet. Me dhjetor 1990 dhe shkurt 1991 ka qene pjesëmarrës aktiv i Lëvizjes Studentore që solli ndryshimin e regjimit në Shqipëri. Në 5 Janar 1991 ka qene bashkëthemelues i gazetës Rilindja Demokratike, organi i pare i shtypit te lire pas thuajse 70 vitesh në Shqipëri.
Libri flet për protestat e studentëve të viteve '90, rrëzimin e bustit te Hoxhës, largimin e shqiptarëve, krijimin e Partisë Demokratike, zgjedhjeve të para etj. Transmetimi i ngjarjeve është më tepër në formë reportazhi nga ana e autorit, me shumë emocion, herë të tejskajshem nga ndryshimi por pa e analizuar atë. Fakti që autori ka qenë pjesë e këtyre ndodhive e ben interesant rrëfimin se dhe merr informacion për ata që se kanë jetuar atë periudhë por ndjen dhe dilemat, frikërat, entuziazmin e autorit.