Jump to ratings and reviews
Rate this book

Rruga e trëndafilave

Rate this book
“Si engjëll ! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora e artë e flokëve i binte mbi jastëk, si rreze drite që i jepnin më shumë bukuri këtij mëngjesi pranvere. Duart i mbante të mbledhura grusht afër buzëve që dukeshin si gonxhe, që drita ende nuk i kishte puthur për të çelur. Ajo i jepte përshtypjen e një liqeni të qetë, ku zambakët e ujit kishin krijuar mbretërinë e tyre, ishte si një vegim që burrat e kanë ëndërruar që në lindje, si simbol i femrës ideale që zgjon ndjenjën e të magjishmes, asaj pas të cilës duhej rendur me ngut. Ajo ishte gjithçka që dikush mund të donte të përqafonte për të qenë i plotësuar, por sot ajo i dukej më e brishtë se kurrë. Me pastërtinë e një fëmije, ajo e bënte të rrinte me orë të tëra pranë shtratit duke e vështruar e duke pritur me dëshirë që sytë e bukur ngjyrë deti të hapeshin për t’i dhuruar botën e tyre pafund.” Jetë në udhëkryqe, e kaluar në errësirë dhe plagë të thella sociale... Janë këto linjat që pasqyrohen në roman.

456 pages, soft cover

First published January 1, 2007

14 people are currently reading
287 people want to read

About the author

Brunilda Zllami

23 books146 followers

Ratings & Reviews

What do you think?
Rate this book

Friends & Following

Create a free account to discover what your friends think of this book!

Community Reviews

5 stars
109 (61%)
4 stars
25 (14%)
3 stars
23 (12%)
2 stars
8 (4%)
1 star
13 (7%)
Displaying 1 of 1 review
Profile Image for Sido.
9 reviews
July 4, 2021
- "Ajo ishte si ajri, qe nuk ke nevoje ta shohesh per ta ndier, ishte si drita qe e vlerson vetem pasi ke dale nga erresira, ishte si uji i fshehur ne oaze shkretetire, ishte e vetmja qe e bente te ndihej si atehere kur ishte i vogel dhe kishte nevoje per dike qe t'i tregonte rrugen."
- "Nuk e ke vene re se une kam rene ne dashuri me ty?
Nuk e di se te mendoj vazhimisht edhe pse s'dua? Nuk e di ç'me ke bere, por me çmend mendimi qe kam per ty. Jam gjithmone me ty edhe kur nuk te shoh, edhe kur nuk te ndiej. Ti je AJRI, je ENDRRA, je e PAMUNDURA ime."
- "Le te ikim bashke, qe sonte po deshe. Shkojme diku, ku askush nuk na njeh, askush nuk na paragjykon."
-"... nuk me intereson me ndienja e fajit. Nuk kam faj se te dua. Nuk kam faj, se dua te jem i lumtur. Eshte vetem nje jete dhe kete dua ta jetoj me ty."
- "Ndihem keq sepse nuk mund ta dua, sepse te dua ty. Te Dua dhe te Urrej sepse nuk te kam."
- "Jeta eshte nje shans qe te ofrohet. Po e kape, behesh mbret."
- "Donte vetem qe nje here ne jeten e tij, te vinte nje mengjes kur te hapte syte dhe te ndihej vertet i lumtur. Vetem nje here!"

Nje liber qe ja vlen te lexohet.
Displaying 1 of 1 review

Can't find what you're looking for?

Get help and learn more about the design.