Blendi Fevziu ka lindur me 18 Maj 1969. Ai është drejtues i emisionit Opinion që në 31 Gusht 1997. Është diplomuar për letërsi dhe gjuhe shqipe në Universitetin e Tiranes me 1991. Në vitin 1989 ka qene pjesë e stafit te gazetës Studenti në Universitet. Me dhjetor 1990 dhe shkurt 1991 ka qene pjesëmarrës aktiv i Lëvizjes Studentore që solli ndryshimin e regjimit në Shqipëri. Në 5 Janar 1991 ka qene bashkëthemelues i gazetës Rilindja Demokratike, organi i pare i shtypit te lire pas thuajse 70 vitesh në Shqipëri.
Me pelqeu shume ky libër për historinë, përjetimet që tregonte. Një libër që më futi në një botë të cilën se kam përjetuar vetë por lehtësisht mund t'a shihja përmes rreshtave të autorit. Ky libër përcjell Dashurinë për Tiranën në periudha të ndryshme, situate te ndryshme e nga sytë e njerëzve të ndryshëm por që bashkohen në një pikë.
Një testament nga Blendi për pasardhësit e tij dhe për qytetin e Nonës, tetës Meti, dhe Bibisë: Tiranën.
Nëpërmjet "Nonës", e mbështjellë me prapaskenën 200-vjeçare të fuqisë, pasurisë, luftërave, triumfeve, intrigave dhe rënies së Toptanasve, Blendi na sjell Tiranën, por jo vetëm Tiranën e romaneve të Kadaresë, akull dhe Tiranën e ftohtë komuniste... Ai na sjell një anë tjetër të Tiranës, e izoluar brenda oborrit të shtëpisë së Nonës, një Tiranë e ngrohtë, dera e së cilës me të hapur na fut në një portë që mban Tiranën para komunistëve, e edhe Tiranën para Mbretërisë, një Tiranë që për Nonën, tetën Meti dhe Bibinë filloi si Tirona, (siç e quante Nona) e perandorisë Osmane. Një Tiranë që u struk në shtëpinë e Nonës për 4 dekada, një Tiranë që refuzonte të harronte se kush ishte para komunizmit, një Tiranë që nuk donte ta pëfillte as Zogun, por një Tiranë që i takonte Nonës, ku kthehej nga jetesa e përkohshme në Austro-Hungarinë perandorake, nga Roma e Venediku, Brastislava e Parisi, në Tiranën që e sundonin Toptanasit. Lulëzimi dhe rënia e tyre përshkruhet me Tiranën në sfond nga Blendi, dhe formësimin e tij që më pas, e edhe sot, do na sillte dokumentimet e asaj kohe, gjë që e bën edhe tani, mjeshtërisht, si thesar kombëtar që janë veprat e tij dhe intelekti i tij vetë.
Një nga librat e rrallë që më kanë mbërthyer dhe emocionuar që nga faqja e parë e deri tek e fundit. Një libër i plotë në çdo aspekt. Tërheqës, dinamik, argëtues dhe i pasur me shumë dije. Mu duk sikur e përjetova gjithçka lexova në atë libër, mu duk sikur i njoha nga afër të gjithë personazhet, e u mallëngjeva nga kujtime e histori që as që më përkasin. Magjepsës.
The book was quite exciting, telling the story of some eminent Albanian families that shared similar fates under different regimes. It is a memorial book who can be read by any age/gender who has some basic knowledge of Albanian history.