#Hidembikalldrëm, nuk e prisja t'më dilte kaq interesant; që nga gjuha që autori ka përdorur, nga ngjarjet e zhvilluara, nga trajtimi i ndjeshëm i një marrëdhënieje homeseksuale, tabu kjo për shumë autorë, sidomos për ata shqiptarë der te disa batuta që të mbeteshin në mendje 😊. Pavarësisht se na u desh fjalor shqip-shqip për të zbërthyer ca fjalë, ai përsëri mbetet roman goxha interesant 😉😉...
Fotoja është mundësuar sapo erdhëm nga puna se mbetëm duke bërë para gjumit.
Nga gjuha e përdorur (zhargon që ishte kaq goditës, por edhe se flet shumë për minoritetin grek....) besoj e kam krijuar një ide se kush mund të jetë ky autor sekret :)
3.5 Jam surprizuar në fakt, ishte i shkruar me dialekt por jo të lodhshëm, prekte tematika të ndryshme për periudhën për të cilën flet libri dhe kishte rrjedhshmëri në të shkruar. Kjo më shtyn të lexoj dhe librat e tjerë nga i njëjti autor për të parë nqs autori ka vijueshmëri letrare apo jo.