Blendi Fevziu ka lindur me 18 Maj 1969. Ai është drejtues i emisionit Opinion që në 31 Gusht 1997. Është diplomuar për letërsi dhe gjuhe shqipe në Universitetin e Tiranes me 1991. Në vitin 1989 ka qene pjesë e stafit te gazetës Studenti në Universitet. Me dhjetor 1990 dhe shkurt 1991 ka qene pjesëmarrës aktiv i Lëvizjes Studentore që solli ndryshimin e regjimit në Shqipëri. Në 5 Janar 1991 ka qene bashkëthemelues i gazetës Rilindja Demokratike, organi i pare i shtypit te lire pas thuajse 70 vitesh në Shqipëri.
Romani ose eseja "Pushteti" siç autori e quan vetë nuk është gjë tjetër veçse një paralelizëm figurativ midis regjimit perandorak dhe atë diktatorial. Edhe pse në thelb këto regjime janë disi të ngjashme, kanë dhe dallimet e tyre, që në këtë rast autori i gërsheton sipas stilit të tij letrar dhe aspektit historik. Nga përshkrimet herë më dukej vetja në lagjet e vjetra me kalldrëm të Stambollit dhe herë të tjera në rrugicat që kërkojnë diell të Bllokut. Herë sikur lexoja fundin e Mehmet Pashës dhe nën rreshta tregohej fundi i vërtet i Mehmet Shehut. Mesazhi që përcjell është i qartë dhe i drejtpërdrejtë dhe tepër aktual dhe për kohën ku sot jetojmë.
Libër I denjë, drit-hijet, mendimet, kujtimet, nostalgjia, pasiguria dhe rënia e një personaliteti, roman i shkruar mir, arrin të fus në personazhin dhe të përjetosh dinamikat e kohës.