Ngjarjet e ketij romani zhvillohen jo ne nje spital psikik te zakonshem, por ne nje spital burgu; ato vendosen ne nje sfond shoqeror-politik te molepsur nga fryma dhe angeshtia e diktatures. Protagonisti kryesor eshte nje i semure psikik i cili qendron prej shume vitesh mbyllur ne spital. Ai ka humbur te gjitha lidhjet me realitetin, dhe nje nga shfaqjet e semundjes se tij eshte fiksimi se nga rrjedh origjina e tij:
Po, zotni, danez, ngaqe gjyshi im ka qene italian dhe u martua me nje franceze, ndersa nena e Odinit u martua me nje danez. Deri ketu nuk ka asnje dyshim se Odin Mondvalsen (emri qe ai i ka vene vetvetes), nuk eshte njeri normal dhe arsyetimi i tij te ben per te qeshur. Por figura e tij vjen e behet shume komplekse, kur ai ne situata te caktuara thote te verteta tronditese: ….. cmendina, sido qe te jete, eshte me e mire se kampet e perqendrimit.