Stinë e rënies, siç quhet vjeshta në gjuhët e disa popujve, ashtu ishte në fakt vjeshta e vitit 1989, një stinë e pashembullt rënie, jo vetëm gjetesh e rreshjesh, por mbi të gjitha, shtetesh e sistemesh politike.
Njerëzit qëndronin me orë të zgjatura para televizorëve ose dëgjonin fshehurazi stacionet e huaja të radiove, deri vonë pas mesnate, për të kuptuar se çfarë po ndodhte në Europën Lindore. Shumë ishin të paqartë dhe të pasigurtë për të ardhmen që i priste, shumë të tjerë fërkonin duart për rënien e shumëpritur, kurse indiferentët vijuan rutinën pa kuptuar ndryshimin që solli ajo vjeshtë.
AGRON CAMI, jurist, jeton në Amerikën e Veriut. Ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fushën e publicistikës politike e kritikës letrare në Gazetën Kritika. Autor i qindra materialeve, ai i kthehet tani krijimtarisë letrare me librin e tij të parë "Makina e trurit".