Ismail Qemali, Princ Vidi, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha, Fatos Nano, të gjithë bashkë, në një libër! Një eskursion në politikën e Shtetit shqiptar nga 1912-2012.
Blendi Fevziu ka lindur me 18 Maj 1969. Ai është drejtues i emisionit Opinion që në 31 Gusht 1997. Është diplomuar për letërsi dhe gjuhe shqipe në Universitetin e Tiranes me 1991. Në vitin 1989 ka qene pjesë e stafit te gazetës Studenti në Universitet. Me dhjetor 1990 dhe shkurt 1991 ka qene pjesëmarrës aktiv i Lëvizjes Studentore që solli ndryshimin e regjimit në Shqipëri. Në 5 Janar 1991 ka qene bashkëthemelues i gazetës Rilindja Demokratike, organi i pare i shtypit te lire pas thuajse 70 vitesh në Shqipëri.
Gjysma e pare e librit me dha pershtypjen qe ishte fryti i nje pune kerkimore te sakte. Pertej kesaj ishte shkruar me nota humori dhe satire qe e bente leximin akoma me interesant. Pjesa e post komuniste dukej sikur ishte shkruar e dendur me informacione te shumta.
Ja vlen te lexohet si liber, thjesht per te vene ne prespektive ku kemi qene dhe ku jemi.
Liber shume informues dhe qe shfletohet shpejte. Ideal per ata qe nuk kane shume kohe, e as deshire, ti hyne thelle librave te historise por qe gjithsesi duan te dine me shume per historine politike te shtetit shqiptar. #goodread