Lura's Reviews > Darka e Gabuar

Darka e Gabuar by Ismail Kadare
Rate this book
Clear rating

by
2454028
's review
Feb 28, 2012

liked it
bookshelves: fiction, albanian-literature
Read from February 28 to March 29, 2012 — I own a copy

'Darka e Gabuar' eshte roman, i cili sipas sinopsisit te librit, thuhet qe bazohet ne nje ngjarje te vertete. Tregimi fillon me pushtimin e Gjirokastres prej gjermaneve, e vazhdon deri tek vdekja e Stalinit, duke dhene nje pershkrim shpesh ironik te jehones se ngjarjeve te medha boterore ne kete qytet provincial.

Per dallim nga 'Kronike ne gur' qe arrin te jape nje ngjyrim te mirefillte te Gjirokastres dhe banoreve te saj( pa marre parasysh sa fiktive qe jane ata apo jo), 'Darka e Gabuar' deshton te percoje nje fryme, apo nje shpirt te qytetit. Ne fakt, e tere ngjarja rrotullohet rreth dy doktoreve Gurameto i Madh dhe Gurameto i Vogel, e fatkeqesisht perkunder qe duken se jane protagoniste asnjeri nga ta s'eshte mire i zhvilluar (si personazh). Sinopsisi i librit thote se romani ka te beje me "misterin" e darkes qe Gurametoja i Madh u shtron gjermaneve ne naten e pushtimit. Sipas ketij sinopsisi, lexuesi duhet te pyes veten tere kohen se cfare ka ndodhur ne kete nate te mallkuar. Problemi eshte qe lexuesi s'arrin kurre ta beje kete pyetje, apo te brengoset per kete "mister" ngase ngjarja eshte aq cekte e zhvilluar qe nuk krijon kurrfare ndjenje pezulli, apo enigme.

Eshte gabim qe 'Darka e Gabuar' te lexohet si storie krimi. Fatkeqesia me e madhe e librit eshte se cdokund neper tregim (ne menyre perseritese) lexuesi perkujtohet qe DUHET te jete pezull nga misteri i 'darkes'. Por problemi qendron te fakti qe ne 200 faqet e ketij libri, asgje nuk ndodhe dhe asgje nuk shkon perpara, ose kahdo - madje as ndjenja e misterit. Vetem pse autori e perserite 50 milionë here : C'ka ndodhur ne ate darke? C'i tha Schwabe Gurametos, etj etj... nuk krijon as mister, as enigme, as brengosje per cfare ka ndodhur gjate darkes apo kudo tjeter. Madje eshte irrituese se sa shume ky tregim eshte si skeç, e jo roman i vertete. Edhe tentativa e dobet e Kadarese per te arritur ne nje perfundim postmodern - pra, *SPOILER* per te mos na treguar sekretin e darkes fare - eshte aq patetike, duket sikur arnim i nje tregimi qe s'ka shpetim.

Problemi i metutjeshem qe kam me kete liber, e ndoshta me shume vepra te reja te Kadarese, eshte qe jane te shkruara me nje nonchalance te papare te shkrimtarit i cili e di se libri do t'i lexohet perkunder qe me nuk zgjon kurrfare ndjenja te reja te lexuesit apo adhuruesit e vet. Kjo moskokecarje e ben Kadarene te duket dembel, dhe i shkaterron aty ketu ca momente qesharake qe megjithate arrijne te nxjerrin koken ne mes te tregimit gjysmak te Gurametos, apo te hetuesit te tij komunist ( qe futet ne fund me motive absurde vetem per te kthyer ne qark nje storie qe s'mundet te kaperthehet).
flag

Sign into Goodreads to see if any of your friends have read Darka e Gabuar.
Sign In »

Quotes Lura Liked

Ismail Kadare
“Në rruget e tjera dëgjoheshin aty-këtu britma fatkëqijsh, që i zvarrisnin për flokësh, per t'i çuar në Degë. Fajësoheshin se gjatë mitingut të përmortshëm, në vend që të qanin a, së paku, të psherëtinin, kishin qeshur e, ndonëse ata bënin be e rrufe se s'kishin qeshur aspak e, përkundrazi, kishin qenë të vrarë në shpirt si të gjithë, por që as vet s'e dinin pse, e qara befas u qe kthyer në ngërdheshje, madje, shtonin se s'ishte hera e parë që u ndodhte kjo, askush nuk i besonte e, në vend t'i dëgjonin, i godisnin më fort.”
Ismail Kadare, Darka e Gabuar


Reading Progress

03/28/2012 page 87
42.0%
show 1 hidden update…

Comments (showing 1-2 of 2) (2 new)

dateDown arrow    newest »

message 1: by Era (new)

Era sa mire po din shqip more ti, hahahaha


Lura hahahahah henez qetash e pashe qet koment.Era wrote: "sa mire po din shqip more ti, hahahaha"


back to top