Enkelejd Lamaj ( lindur më 20 nëntor 1978 në Lushnje) shkrimtar shqiptar nga Shqipëria.
Pasionin për të lexuar dhe shkruar e ka gjetur qysh në fëmijëri. Por do të vinte viti 2003 kur do të prezantohej për herë të parë me një përmbledhje me tregime horror të titulluar “Fytyra tjetër e natës”. Rrëfimet e tij sfidojnë lexuesin në luftën midis të mirës dhe të keqes, të ndërlikuarës dhe të thjeshtës, të besueshmes dhe të pabesueshmes.
Mbas një periudhe pothuajse katër vjeçare në Itali, ku punoi në sektorin e turizmit, kthehet në Shqipëri dhe fillon studimet e larta për drejtësi, në Tiranë, në Universitetin Jo Publik “Luarasi”, Fakulteti Juridik. Diplomohet në vitin 2008 dhe tani, jeton dhe punon në Tiranë, ku krahas ushtrimit të profesionit të juristit, vazhdon edhe të shkruajë.
* Tregimi i shkurtër “Ujku" / Revista Letrare “Mehr Licht!” (Nr. 42, Prill 2012) * Tregimi i shkurtër “Ricordi perdutti" / Antologia di scritori albanesi “Il mare si lasciava attraversare”, Besa Editrice (Italia), Novembre 2011; * Tregimi i shkurtër “Taxi 5″ / “Tregimet e makthit” – Nr.4 /Janar, 2010
Padyshim tregimi me i bukur qe gjendet tek Libri i bardhe. Gruaja e fotografit eshte nje nga ata tregime qe sapo e mbaron, deshiron ta lexosh perseri. Kete here me nje sy tjeter, ndoshta duke pare dhe menduar mbi gjithe ato gjera te vogla qe rrethojne jeten tone te perditshme...dhe papritur nis e behesh i kujdesshem nga gjithe gjerave qe ben. Eshte si rrefimi i nje tragjedie te paralajmeruar, por qe ne fund autori te le me nje pyetje, qe cdonjeri te mund te jape pegjigjen e tij.
Historia e gruas se fotografit, apo historia e teorise mbi rendesine e gjerave te vogla mund te jete pa frike historia e cdonjerit prej nesh. Kjo eshte ndoshta arsyeja pse ky tregim me erdhi kaq natyrshem, kaq real dhe kaq i frikshem njekohesisht.